Beauty Tips Fillimi

Përfitimet e lëkurës nga Vitamina C

28/08/2019

Nëse ankoheni se nuk keni lëkurë të njëtrajtshme, ju kanë filluar rrudhat, keni shenja të mbetura nga aknet ose lëkurë të ashpër, me siguri që dermatologu juaj do t’ju rekomandojë të merrni Vitaminë C. Shumica e njerëzve nuk e kanë idenë se sa përfitime mund të kenë nga përfshirja e Vitaminës C në jetën e tyre ose më mirë të themi në rutinën e tyre të përditshme të kujdesit për lëkurën.

Vitamina C përbëhet nga një antioksidues shumë i fuqishëm, i cili neutralizon radikalet e lira dhe e ndihmon trupin të riparojë qelizat e dëmtuara në lëkurë. Ndonjëherë, ky dëm mund të shkaktohet nga rrezatimi i rrezikshëm i rrezeve ultraviolet, që zakonisht ndodh gjatë stinës së verës. Kështu, lëkura ka nevojë të menjëhershme për trajtim pas kthimit nga plazhi. Zgjidhja e duhur është Vitamina C dhe ju siguroj që funksionon më së miri.

Një nga përfitimet më të mëdha të lëkurës nga Vimatina C është fakti që ajo parandalon krijimin e njollave të errëta, sepse frenon prodhimin e melaninës. Pra, lëkura juaj do të jetë më e shndritshme dhe njollat e errëta do të largohen menjëherë.

“Ndërkohë që marrja e një doze ditore të Vitaminës C kokërr është diçka e mrekullueshme, aplikimi i Vitaminës C direkt në lëkurë çdo ditë lejon që antioksiduesi i fuqishëm ta bëjë fytyrën më të shndritshme, të korrektojë hiperpigmentimin dhe t’ju falë një lëkurë të njëtrajtshme”, – thotë Sarah Lee, bashkëthemeluese e “Glow Recipe”.

Për mua, produkti më i mirë me Vitaminë C për kujdesin e lëkurës është serumi, sepse ai depërton thellë në lëkurë. Kjo mund të arrihet edhe me produkte të tjera me Vitaminë C si kremi ose toniku, por nuk do të keni të njëjtin rezultat si me serumin me Vitaminë C.

Nëse do të më pyesni se kur ose sa shpesh e përdor unë Vitaminën C, pa frikë do të thosha: gjithmonë.

Tre produktet kryesore me Vitaminë C që kam përdorur gjatë viteve të fundit janë si më poshtë:

  1. Teoxane RHA Vitamin C Serum, që redukton shfaqjen e rrudhave, hidraton lëkurën, i jep asaj shkëlqim, përfitime antioksiduese dhe redukton çdo shenjë lodhjeje. Këtë produkt e gjeni në çdo farmaci.

  1. SkinCeuticals C E Ferulic Serum, është një serum i fuqishëm me Vitaminë C që vepron më së miri kundër plakjes së parakohshme. Ai e mbron lëkurën nga rrezet infra të kuqe dhe ndotja. E gjeni në çdo farmaci.

  1. DMK Direct Delivery Vitamin C Antioxidant Serum, që parandalon procesin e pigmentimit, rrit hidratimin dermal, siguron mbrojtje maksimale të lëkurës etj. Serumin mund ta gjeni tek The Glam House në Tiranë.

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: