all Fillimi Style

PARTY STYLE LOOK

10/01/2016

Gjithmonë kam qenë e dashuruar me veshjet “Vintage” pasi më duket sikur më shërbejnë si një makinë kohe dhe kur i vesh ndihem pikërisht sikur po jetoj ato vite. Mendoj se kjo gjë është e lidhur edhe me dashurinë për modën, pasi vetë moda është një “rikthim” përgjatë gjithë kohës. Më pëlqen që për festa të mos jem shumë e parashikueshme, ndaj mundohem të bëj kombinime sa më të veçanta dhe jo thjesht një fustan klasik, sidomos nëse bëhet fjalë për natën e ndërrimit të viteve. Kjo është një veshje ala “disco `80s” e kombinuar nga unë me një bluzë vintage me xixa e mamasë sime që e vishte në vitet `90, dhe me një fund Zara me shumë xixa enkas për festa dhe për ta thyer, i kam kombinuar këto sandale pink që sërish si model i përshtaten viteve `80 për nga taka dhe platforma. Normale që nëse bëhet fjalë për një look “disco” duhen flokë me sa më shumë volum dhe një makeup i veçantë. Mos harroni edhe ju të luani me veshjet tuaja duke bërë kombinime të tilla, bëhuni të guximshëm në kombinimet tuaja, fundja: “Fashion is just about that”. Happy New Year 2016 ya all!
Bluza: Vintage
Fund: Zara
Sandale: Prada
Clutch me xixa: Lulu Guinnes
Vëthë: Vintage
Byzylyk: Sportmax dhe i florinjti Herve Van Der Straeten
Makeup: Lili Ismaili
Foto: Endrit Mertiri
Ambienti: Hotel De Paris Tiranë

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: