Fillimi Travel

Paris Vibes in November!

12/11/2017

Teksa gjethet bien dhe njerëzit fillojnë të ndërrojnë kungujt dekorativë me zbukurimet e festave të fundvitit, shumë udhëtarë anekënd botës fillojnë të kërkojnë vendin e përsosur për të vizituar në fund të vjeshtës.

Keni ndër mend të bëni një udhëtim romantik?

Nëntori është muaji më i mirë për të vizituar Parisin dhe nëse nuk keni qenë ndonjëherë, të jeni të bindur që ka ardhur koha ta shihni këtë qytet magjik!

 

img_5822

A picnic day with Marianna Hewitt in Paris 

img_5835

Oh, so much love in Paris with Negin Mirsalehi

img_5833

Le Parisien Cafe, Berets and Beautiful Fashion Bloggers

img_5829

img_5830

 

Në Paris ka aq shumë gjëra për të parë e për të bërë, sa shpesh është e vështirë të zgjedhësh, por ne kemi përzgjedhur për ju ajkën e këtij qyteti.

Ndjeni emocionet e Parisit…

 

L’avenue

 

Nëse dëshironi të drekoni në një restorant të bukur, me ambiente të këndshme, ju këshillojmë të shkoni në “L’avenue”. Është një restorant me atmosferë elegante dhe shumë mbresëlënëse, dhe ka një menu të pasur. Vendndodhja strategjike bën që edhe një tavolinë në ballkonin e tij, do t’ju kënaqte pa masë.

Një vend ku ia vlen të shohësh.

l

Bella and Kendall at L’Avenue

bella

kendall

img_5816

 

 

 

Cafe de Flore

Një ndalesë në “Cafe de Flore” ia vlen, pasi aty mund të marrësh më të mirën e kafesë në Paris. Çokollata e shkrirë e “Cafe de Flore” është e përsosur. Është vendi ideal për të kaluar një ditë vjeshte. Shkoni atje, zini një tavolinë me pamje nga rruga dhe shijoni gjithë ç’ju rrethon. Është një kafene aq e bukur, sa do të ishte ideale për një kartolinë.

 

cafe-de-flore-in-paris

 

A taste of Paris!!!

img_5812

img_5813

 

 

 

Shangri La Hotel

Nëse jeni në kërkim të një hoteli luksoz, me pamje nga Kulla Eifel, hoteli “Shangrai La” është zgjedhja e duhur. Një hotel i shkëlqyer me dekorime ku epoka e Napoleonit ndërthuret me detaje aziatike bashkëkohore. Pamja nga Kulla Eifel dhe fakti që është aq pranë lumit Senë, sa të duket sikur mund ta prekësh nëse zgjat pak dorën, do t’ju bëjnë të doni të ktheheni sërish atje.

 

 

 

LouLou Restaurant

Nëse jeni të apasionuar pas ushqimit të mirë dhe ju pëlqen ta shijoni atë edhe me një pamje të bukur, kur kjo pamje përfshin edhe Kullën Eifel dhe “Louvre Pyramid LouLou”, restoranti “LouLou” është zgjedhja e vetme. Në kopshtin e tij magjik mund të shijoni vakte të mrekullueshme! Është nga ato restorantet franceze që jemi mësuar të shohim nëpër filma (për mirë). Shërbimi është i pa të metë dhe ushqimi i shkëlqyer!

 

Magjia e Disneyland-it

Vendi më fantastik dhe më magjik për çdo moshë. Të gjithë duhet ta vizitojnë të paktën një herë në jetë, sepse atje ka shumë për të parë dhe për të bërë: gjithçka vlerësohet deri në detaj, ka parada madhështore dhe ushqim shumë të mirë. Absolutisht ia vlen ta vizitoni. Është si një ëndërr e bërë realitet, nga fillimi deri në fund.

 

Chiara Ferragni at Disneyland Park 

img_5821

 

 

 

Rue Saint Honoré

“Rue Saint Honoré” është rruga e modës në Paris. Të gjithë emrat e mëdhenj i gjeni në këtë zonë dhe të gjitha mund t’i blini. Nëse ju pëlqejnë Chanel, Dior, Gucci, Fendi, Louboutin dhe të tjerë, duhet të shkoni patjetër në “Rue Saint Honoré”. E gjithë kjo rrugë u dedikohet të apasionuarve pas blerjeve, është parajsa e tyre!

rue_saint-honore_2_august_2015

hw-high-end-shopping-streets-paris-5

 

 

 

Hotel Juliana

Mos kërkoni më për hotel. Ja ku keni hotelin “Juliana”. Ai ndodhet në qendër të Parisit, shumë pranë Kullës Eifel dhe ne jua rekomandojmë fuqishëm. Gjithçka aty është fantastike! Vendndodhja, dekorimet e reja dhe moderne dhe vaskat e mrekullueshme! Mëngjesi është shumë i shijshëm, ka televizor dhe shtretër tejet të rehatshëm.

 

115273171

lobby-at-hotel-juliana

img_5815

 

 

 

Galleries Lafayette

Ju pëlqen të bëni shopping? Atëherë mos ngurroni të shkoni në këtë parajsë të bukur në Paris. Në “Galleries Lafayette” të gjitha dyqanet e rrobave janë shumë të bukura dhe në to mund të gjeni të gjitha markat. “Lafayette” duhet të jetë patjetër në listën e vendeve ku do të shkoni gjatë qëndrimit tuaj në Paris!

 

 

Costes Restaurant

Ky restorant është një nga më të famshmit në Paris. Nëse shkoni në Paris, duhet të vizitoni patjetër “Costes”. Është një vend modern, që ia vlen ta shohësh. Shërbimi është i mrekullueshëm, do t’ju trajtojnë më së miri! Ne e rekomandojmë këtë restorant sidomos për zëmër dhe për darkë. Ushqimi i tij është i mrekullueshëm! Darkë më të mirë se këtu nuk keni se ku të provoni në gjithë Parisin!

d9e07c42776eeaa5dd490a90d8faf28b97bb6482

restaurant-hotel-costes-arno-nollen

 

 

 

 

Muzeu i Luvrit

Muzeu i Luvrit është muzeu i artit më i madh në botë. Të gjithë e përshkruajnë atë si një vend me bukuri marramendëse. Aty paraqiten veprat e mjeshtërve më të mëdhenj të artit. Duhet ta vizitoni patjetër! Aty do të gjeni kryevepra pa kohë në pikturë dhe në skulpturë. Një nga pikat më të forta të Parisit!

img_5831

img_5823

img_5828

img_5832

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: