all Fillimi Style

Paris Fashion Week

02/11/2016

Pasi ndava me ju detaje nga java e modës në Milano, sigurisht që nuk mund të mungonte edhe java e modës në Paris, e cila është shumë e veçantë. Prej kësaj jave mode, shumë medie ndërkombëtare ndanë fotot e mia në faqet e tyre, si: Vogue, Elle apo Harper’s Bazar dhe kjo për mua është një ndër gjërat më të bukura, sepse tregon që edhe në kaosin e bukur të javës, disa prej veshjeve të mia, të cilat do t’i ndaj edhe me ju në këtë postim, u përzgjodhën si ndër më të bukurat.

Look 1

Dark Ballerina

Si një rokere, gjithmonë më pëlqejnë veshjet gotike apo look-u i errët. Ky është një kombinim femëror dhe me detaje rok, që e sjellin edhe më shumë pranë stilit tim, dhe fundi i qepur nga mamaja ime, është shumë i veçantë për mua.

vinc1526

vinc1554

vinc1537

vinc1526

Look 2

Polka Dots Vetements

Vetements është një ndër markat e mia të preferuara dhe, si e tillë, nuk mund të mungonte në veshjet e mia gjatë javës së modës, sidomos gjatë asaj në Paris. Këtë fustan kaq sensual, e kam kombinuar me kambale të rënda të Balenciaga për ta bërë sa më “cool”.

TIMUREMEK

TIMUREMEK

TIMUREMEK

TIMUREMEK

TIMUREMEK

TIMUREMEK

TIMUREMEK

TIMUREMEK

TIMUREMEK

TIMUREMEK

Look 3

Midnight in Paris

Mbrëmjet festive në Paris, sidomos mesnata, kërkojnë një fustan sensual të mëndafshtë, të kombinuar me një xhaketë lëkure. Gjithmonë kam menduar që ky lloj kombinimi është shumë sensual dhe seksi e i përshtatet Parisit, por, gjithashtu, gjithmonë përpiqem që veshjet t’i gjej sa më brenda tipit tim dhe të rehatshme, sepse mendoj se një njeri, me anë mënyrës se si vishet, shpreh diçka dhe lë pas një mesazh edhe për mënyrën se si ndihet.

tem_0624tem_0632tem_0641tem_0660tem_0745tem_0771tem_0881

Look 4

Vampiria

Një ndër pasionet e mia janë edhe veshjet “Vintage”. Kjo veshje është frymëzuar nga vampirë si Dracula ☺. Ajo që më frymëzoi për këtë stil, është kjo bluzë viktoriane e viteve 1800, “vintage”, të cilën e kombinova me një fund kamosh dhe çizme mbi gju, për të plotësuar pamjen. Kjo është një ndër veshjet e mia të preferuara, pasi mendoj se mbart shumë histori në vetvete.

vinc6085vinc6107vinc6080vinc6064vinc6060

Look 5

Classic

Mendoj se një kostum klasik, i kombinuar me çizme të shkurtra, për ta bërë veshjen sa më trendi, është më se i përshtatshëm për një ditë konferencash me Federatën Franceze të modës, por edhe për sfilatat që vijojnë gjatë ditës.

vinc9121vinc9113vinc9098vinc9089vinc9169vinc9118vinc9139

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: