all Fillimi Style

Paris Fashion Week (throwback)

13/05/2016

Duke qenë se java e modës në Paris ishte e postuar pjesërisht vetëm në Instagramin
tim, vendosa të ndaj me ju disa foto prej asaj jave të mbushur me sfilata, punë dhe
takime. Ishte java e parë për mua në Paris, gjatë së cilës mora pjesë në shumë
evenimente dhe sfilata. Sigurisht, krahas kënaqësisë së të qenit në sfilata dhe për
t’u përditësuar menjëherë me të rejat e fundit në fushën e modës, në ato data unë
gjithashtu kam vizituar “show-room”-e mjaft të rëndësishme, në të cilët përzgjedh
koleksione për dyqanin tim, “Delirium Shop”. Këtë javë mode kam zgjedhur disa stile
të ndryshme, pasi më pëlqen të luaj me stilet edhe në bazë të sfilatave në të cilat
jam ftuar.

Stili 1 Classic
Fustani i bardhë shumë klas dhe shik nga Philip Lim (një prej stilistëve të mi të
preferuar) mendoj se është zgjedhja e duhur kur bëhet fjalë për Parisin. Nuk më
pëlqente stili tepër klasik, duke qenë se vetë fustani është i tillë dhe vendosa ta
thyej me një palë çizme lëkure mbi gju dhe një clutch LULU GUINNES.
IMG_1562 복사

IMG_1593 복사

IMG_1594 복사

IMG_1604 복사

IMG_1615 복사

Stili 2 Casual
Më pëlqen shumë që në raste si java e modës apo, pse jo, edhe në festa të
rëndësishme, të jem thjesht dhe pastër. I tillë është ky look, të cilin do ta
cilësoja trendi, por edhe të thjeshtë: me një T-shirt Gucci, pantallona me bel të
lartë dhe pallto mbi supe MaxMara, për një javë mode në dimër. Mos harroni: “Less is
More”.
IMG_9002 복사

IMG_9011 복사 (1)

IMG_9010 복사

IMG_9024 복사

IMG_9093 복사

IMG_9015 복사

Stili 3 `70s “I cant miss the `70s”
Nuk e di përse, por në veshjet e mia apo në stilin tim nuk mungojnë asnjëherë vitet
`70. Ndoshta sepse ato vite kanë lënë shumë gjurmë në modë dhe në muzikë, por,
sigurisht, edhe sepse unë jam e dashuruar me shumë stile që i përkasin atyre viteve.
Kjo veshje është një e tillë, me syze vintage që i përkasin pikërisht viteve `70,
pantallona me bel të lartë kauboj dhe T-shirt, të dyja Stella McCartney.
IMG_2568 복사

IMG_2478 복사

IMG_2485 복사 (1)

IMG_2551 복사

IMG_2557 복사

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: