all Style

PARIS FASHION WEEK 2015

14/02/2015

Kur je në javën e modës duket sikur gjithçka është në funksion të kësaj jave, të duket sikur ajri është më i pastër, njerëzit janë më të lumtur dhe madje edhe sytë të kënaqen teksa sheh rrugët plot me njerëz të veshur me trendet e fundit, enkas për këtë javë. E ku ka më bukur, apo jo? Kjo është një ndër veshjet që unë kam zgjedhur në një prej ditëve të javës së modës në Paris dhe më lumturon shumë fakti që pikërisht kjo veshje u zgjodh edhe nga Cosmpolitan si një ndër veshjet “street style” më të bukura. Këto janë pantallona Roberto Cavalli deri diku ekstravagante dhe pak “hippie”, por që duke i shtuar një xhaketë klasike, e thyen pak stilin dhe e bën më chic. Mund të kombinohen në shumë mënyra, por për javën e modës zgjodha xhaketë klasike, duke e alternuar me një çantë Saint Laurent sërish ekstravagante dhe syzet e mia të preferuara, Dita.

Photography Timur Photography

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: