Fashion Fillimi

Numrat e Shtatorit të revistës Vogue ndër vite

06/04/2018

Numri i Shtatorit konsiderohet si numri më prestigjioz i vitit për çdo revistë mode, për shkak se ai numër përfshin çdo informacion të mundshëm që i nevojitet të apasionuarve pas modës, që nga koleksionet Vjeshtë/Dimër e deri te trendet e vitit të ardhshëm; që nga produktet më të fundit të hedhura në treg e deri tek aksesorët më të rëndësishëm që duhet të bëjmë tonat në stinën e vjeshtës dhe të dimrit.

Kur flasim për revistat e modës, Vogue është pa dyshim në krye të listës, sidomos “American Vogue”, e cila konsiderohet edhe si Bibla e modës. Numri i parë i shtatorit u botua në vitin 1983 dhe kopertina e tij u ilustrua nga Harry McVickar. Ndër vite, ajo revistë fitoi gjithnjë e më shumë popullaritet, duke u adhuruar nga shumë të apasionuar pas modës, veçanërisht në kohën kur Anna Wintour u emërua kryeredaktore e saj, në vitin 1988. Numri i parë nën drejtimin e saj ishte numri i nëntorit të vitit 1988, në kopertinën e të cilit ishte Michaela Bercu, e fotografuar nga Peter Lindbergh. Modelja Bercu kishte veshur një xhaketë me gurë nga Christian Lacroix dhe një palë xhinse. Ajo ishte hera e parë që një modele në kopertinën e Vogue vishte xhinse dhe po ashtu, ishte hera e parë që moda e lartë përfaqësohej me xhinse. Numri i parë i shtatorit për Anna Wintour erdhi vitin pasues, në vitin 1989, në kopertinën e të cilit ishte Naomi Campbell dhe ajo ishte hera e parë që Campbell dilte e vetme në një kopertinë. Në vitin 1998 gjërat ndryshuan pasi Anna Wintour vendosi të nxirrte në kopertinën e Vogue një artiste dhe artistja e parë që doli në kopertinën e Vogue ishte Renee Zellweger. Më pas, artistet do të shfaqeshin rëndom në kopertinën e Vogue, ndërsa modelet gjithnjë e më pak. Në vitin 2009 u realizua një dokumentar për revistën Vogue (Numri i Shtatorit) ku tregohej i gjithë procesi i prodhimit të numrit të famshëm nga Anna dhe ekipi i saj i punës. Numri i Shtatorit të vitit 2012, në kopertinën e të cilit ishte Lady Gaga konsiderohet si revista më e madhe Vogue, me 916 faqe.

Më poshtë, ju tregojmë se si kanë evoluar numrat e shtatorit të Vogue ndër vite.

Illustrated by Harry McVickar, Vogue, September 1893

 

 

Illustrated by Greiner M, Vogue, September 1904

 

 

Illustrated by Learned A.G., Vogue, September 1906

 

 

Illustrated by Dryden Helen, Vogue, September 1914

 

 

 

Illustrated by Rita Senger, Vogue, September 1917

 

 

Illustrated by Eduardo Garcia Benito , Vogue, September 1926

 

 

Illustrated by Martin A.E., Vogue, September 1932

 

 

Illustrated by John Rawlings, Vogue, September 1942

 

 

Photographed by John Rawlings, Vogue, September 1942

 

 

Photographed by Constantin Joffe, Vogue, September 1945

 

 

Photographed by Roger Prigent, Vogue, September 1952

 

 

Photographed by Henry Clarke, Vogue, September 1955

 

 

Photographed by Irving Penn, Vogue, September 1958

 

 

Photographed by Tom Palumbo, Vogue, September 1960

 

 

 

Photographed by Patrick Demarchelier, Vogue, September 1989

 

 

Photographed by Arthur Elgort, Vogue, September 1992

 

 

 

Linda Evangelista covers the September 1993 issue of Vogue

 

 

Renee Zellweger covers the September 1998 issue of Vogue

 

 

Gwyneth Paltrow covers the September 1999 issue of Vogue

 

 

Photographed by Steven Meisel, Vogue, September 2001

 

 

Kate Hudson covers Vogue September 2002 issue

 

 

Photographed by Annie Leibovitz, Vogue, September 2003

 

 

Photographed by Annie Leibovitz, Vogue, September 2006

 

 

Charlize Theron covers the September 2009 issue of Vogue

 

 

Lady Gaga covers the September 2012 issue of Vogue

 

 

Jennifer Lawrence covers the September 2013 issue of Vogue

 

 

Beyonce covers the September 2015 issue of Vogue

 

 

Jennifer Lawrence covers the September 2017 issue of Vogue

 

Nga Enxhi Tufina

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: