Fashion Fillimi

Nuk dini se çfarë të vishni në një takim? Ne kemi përgjigjen e duhur për ju!

26/10/2017

A ka gjë më emocionuese sesa takimi i parë (ose i tretë, i dhjetë apo i pesëmbëdhjetë)?

Pavarësisht nëse do të shkoni të shihni një film në kinema apo do të dilni për darkë, është shumë e rëndësishme që atë mbrëmje të dukeni e përsosur në sytë e të dashurit tuaj. Të gjithave na pëlqen të vishemi gjithmonë bukur, që të lëmë përshtypje të mira, ama kur kemi takim me një djalë, zgjedhja e veshjes së duhur kthehet në një proces aq drithërues sa edhe vetë takimi. Çfarë të vesh? Një fustan, minifund apo xhinse? Pa dyshim që qëllimi është të dukemi rrezatuese, por njëherazi edhe të ndihemi rehat.

Shikoni njëherë përzgjedhjet tona për t’ju ndihmuar të ndiheni dhe të dukeni për mrekulli në takimin tuaj.

 

 

Për një takim për darkë

Nëse jeni të pavendosura, mos ngurroni të vishni diçka të zezë. Me të zezën nuk gaboni kurrë. Vishni një fustan të zi dhe kombinojeni me këpucë dhe bizhuteri romantike. Kështu, të jeni të bindura që do të dukeni elegante, të sigurta në vetvete, seksi dhe shik në të njëjtën kohë.

 

Ndërkohë që nëse adhuroni ngjyrat, guxoni me të kuqen. Një femër e veshur me të kuqe është gjithmonë e përsosur. Ka nuanca të së kuqes për çdo femër. Mos harroni: sa më shumë vetëbesim, aq më seksi do të jeni. Pra, mos harroni të jeni vetvetja dhe bëfshi qejf!

 

 

Për një takim gjatë ditës

Një takim gjatë ditës mund të jetë një takim për zëmër, një piknik, mund të shkoni në muze, në një koncert në ndonjë shesh të qytetit, një film në kinema apo qoftë edhe për një kafe. Në këtë rast, është mirë të vishni diçka sa më të rehatshme. Për shembull, mund të vishni një palë xhinse të bukura, një këmishë që ju shkon dhe një palë këpucë të bukura.

 

Veshja e përsosur nëse do të bëni një piknik me të dashurin. A jeni gati tani?

 

 

Tani jeni gati për të shkuar në një koncert në ndonjë shesh të qytetit me të dashurin. Edhe një palë syze dielli dhe pamja sharmante u plotësua!

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: