Beauty Tips Fillimi

Nëse je në dyshim, zgjidh gërshetat

17/05/2018

Shpesh, ne lodhemi duke pasur gjithmonë të njëjtin model flokësh, çdo ditë. Sado që përpiqemi t’i bëjmë me onde ose t’i mbajmë bisht, këto dy modele janë bërë kaq të zakonshme, saqë e gjejmë veten gjithmonë në kërkim të modeleve të reja të flokëve, sepse asgjë nuk të bën të ndihesh më mirë sesa kur ndryshon pamje, qoftë edhe për një ditë. Nga të gjitha modelet që na vijnë ndër mend, gërshetat janë zgjidhja më e mirë, sepse me to, ke mundësi të krijosh shumë stile.

Gërshetat mund t’i përdorni pa frikë edhe këtë sezon, sepse janë pjesë e trendeve të bukurisë për sezonin Pranverë / Vjeshtë 2018. Që në krye të vitit, ne vumë në dukje faktin që 2018-a do të ishte viti i eksperimenteve me pamjen, kështu që bëni mirë të përmirësoni aftësitë tuaja në bërjen e gërshetave dhe të jeni krijuese e të zgjidhni modele të ndryshme. Ne ju këshillojmë të mos kapeni pas gërshetit klasik tresh, sepse ai është shumë i thjeshtë dhe mund ta bëjnë të gjithë. Përpiquni të guxoni me pamjen, sepse do të ndiheni më mirë. Gjithashtu, ju këshillojmë t’i shtoni gërshetit / gërshetave, edhe një aksesor flokësh, dhe do ta vini re ndryshimin në pamjen tuaj menjëherë.

Gjatë Javës së Modës ne vumë re modele të ndryshme gërshetash, që ishin unike, dhe menduam se kishte ardhur koha që edhe ju të frymëzoheni nga pasarelat dhe të zgjidhni modelin apo stilin tuaj të parapëlqyer, që nga gërsheti kurriz peshku e deri te gërshetat e vogla e të dendura. Më poshtë ju ftojmë të shihni modelet më të bukura që pamë gjatë Javës së Modës dhe jemi të bindur që do t’ju pëlqejnë edhe ju.

 

Carmen Marc Valvo

 

 

Jill Stuart

 

 

Jil Sander

 

 

Carmen Marc Valvo

 

 

Christian Siriano

 

 

Christian Siriano

 

 

Christian Siriano

 

 

Delpozo

 

 

Hakan Akkaya

 

 

Jil Sander

 

 

Jill Stuart

 

 

Naeem Khan

 

 

Philipp Plein

 

 

Philipp Plein

 

 

Preen

 

 

Preen

 

 

Roberto Cavalli

 

 

Stella Jean

 

 

Stella Jean

 

 

Temperley

 

Nga Enxhi Tufina

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: