all Fillimi Style

MY WINTER LOOK

04/12/2015

Gjëja e parë që mendova kur pashë këtë pulovër me viza të Isabel Marant ishte një kombinim i tillë, i shkrirë tërësisht midis vizave të stilit francez dhe “ushtarakes” së stilit anglez. E ku ka më bukur sesa të kombinosh dy stile që unë i adhuroj? Sapo e pashë pulovrin, menjëherë më shkoi mendja te xhupi i lëkurës, një kapelë e tillë që prej vitesh ka qenë shumë në stilin tim dhe e kam përdorur mjaft herë, dhe çizmet gjithashtu të Isabel Marant. E kisha ruajtur këtë veshje derisa të vinte i ftohti dimëror, në mënyrë që ta vishja në këtë shërbim fotografik, të cilin e kam bërë para disa ditësh për t’ju dhënë edhe ju një ide për veshje në këto ditë të ftohta. Nëse edhe ju doni ta realizoni, mjafton të keni një pulovër me viza, sipër mund të vishni një xhaketë të zezë të thjeshtë ose lëkure dhe si pantallona mund të zgjidhni xhinse, pantallona të bardha dimërore si të miat ose edhe thjesht pantallona të zeza. Detaji kryesor krahas pulovrit me viza është një kapele e tillë, që vjen pak si beretë franceze, por që përpara ka një strehë të vogël. Për këpucë mund të zgjidhni një palë kambale të thjeshta ose edhe çizme të zeza që vijnë mbi pantallonat.

Details of the outfit: 

Shoes, sweater, sunglasses: Isabel Marant

Hat: Eugenia Kim

The leather jacket: Jean Paul Gaultier

Pants: Diane Von Furstenberg

Bag and ring: Saint Laurent

The eye ring: Delfina Delettrez

 

Photography: Endrit Mertiri

Makeup & Hair: Lili Ismaili

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: