all Style

MY STORY WITH LIGHT BLUE (SUNSET IN SALINA)

03/08/2015

Kur isha adoleshente, përdorja pikërisht parfumin “Light Blue” të Dolce & Gabbana. E mbaj mend si sot ditën kur e përzgjodha teksa ecja me prindërit e mi në një qytet bregdetar, për pushime, dhe ndalova në një parfumeri. Duke soditur shumë parfume, më kapi dora pikërisht atë; “Light Blue”, dhe sapo e nuhata, më erdhën disa ndjesi të këndshme nga ajo aromë, aq sa u rrëqetha, m’u duk aroma më e përshtatshme për atë verë… Edhe pasi vera iku, unë vazhdova ta përdorja, krijova me të kujtime që tani më duken të hershme dhe sa herë e rinuhasja, më vinte në mend një ndër momentet që kam kaluar kur kam pasur atë parfum; jo më kot thonë se çdo parfum përfaqëson një histori, përfaqëson kujtime dhe më pas kthehet në nostalgji. Pasi kishin kaluar disa vite që nuk e përdorja më aq shpesh, pashë reklamën e aromës më të re të “Light Blue” që është pikërisht Sunset in Salina dhe mendova ta blija. Sapo e përdora, u dashurova me të sepse mbante aromën e kujtimeve të mia, me një pikë ndryshimi shumë të këndshëm brenda, që të kujton tamam detin dhe verën. Menjëherë ia tregova mikut tim dhe fotografit me të cilin bashkëpunoj Endritit, dhe të frymëzuar nga kjo nisëm një projekt të bukur ala Dolce & Gabbana, me një shërbim fotografik të kushtuar këtij parfumi. I përshtatëm fustanin me stilin bardhë e blu “Majolica”, së bashku me vëthët që janë tendencë e kësaj vere nga Dolce & Gabbana. Ky shërbim fotografik të sjell tamam freskinë e vetë parfumit dhe vetë verës, më frymëzon dhe dita që ky shërbim fotografik është realizuar do të mbetet gjithmonë në kujtimet e mia më të bukura dhe frymëzuese.

Photography: Endrit Mertiri
Make Up: Suela Cangu

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: