all Fashion

My SS16 choices

22/04/2016

Duke qenë se tashmë ka ardhur pranvera dhe po afron vera, unë kam zgjedhur stilet
dhe veshjet e mia të preferuara për këtë sezon, që sigurisht, jua këshilloj edhe ju.
Kjo nuk do të thotë se që të jemi me stil duhet të kemi patjetër veshjet e
pasarelave, por që pasarelat, copat, kombinimet dhe punimet e tyre, të jenë
frymëzimi ynë për këtë sezon veror. Kur mendoj stinën e verës, mendoj për stilet më
të preferuara hippie, nomad dhe të ndërthurur me klasiken. Ajo që i bën klasike dhe
shumë delikate e femërore, janë pikërisht copat e mëndafshta ose prej dantelle, apo
pse jo, një kombinim i mirë i të dyjave siç bëjnë Chloe apo shumë firma të tjera si
Isabel Marant, Alberta Ferreti dhe Dvf. Që të jesh me stil dhe të ndihesh e freskët
gjatë verës, këto copa delikate dhe të holla duhet të mbizotërojnë në bluzat,
pantallonat apo fustanet tuaja, sigurisht, të kombinuara me ngjyra të hapura apo
printe verore siç janë edhe lulet. Jam një fanse e pandreqshme e takave me platformë
për stinën e verës dhe sigurisht, nuk mund të mungojnë edhe aksesorët e shumtë dhe
të mëdhenj. Klikoni më poshtë për të parë top zgjedhjen time nga të gjithë stilistët
dhe kombinimet e tyre:

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: