Diary Fashion Fillimi Style

My Paris Fashion Week Looks

27/03/2018

Siç mund të shihet, në të gjitha veshjet e mia në Paris është e pranishme ngjyra e kuqe, e cila është ngjyra ime e preferuar, por ka qenë edhe një rastësi e këndshme. Java e modës në Paris ishte një eksperiencë mjaft e këndshme për mua. Isha e pranishme në shumë show dhe kjo javë mode ishte ndër më të bukurat për mua.

 

Look 1: So Rock

Ditën e parë, për të ndjekur sfilatën e Redemption, përzgjodha një look “Rock”, që përshtatet shumë edhe me tipin dhe stilin tim, sigurisht, frymëzuar edhe nga stili i vetë firmës.
Pantallona lëkure “I A.M GIA THE LABEL” dhe body rrjetë Wolford.

 

 

Look 2: Red is the key

Dita e dytë nisi plot diell dhe më frymëzoi të vishja këtë fustan të mëndafshtë për sfilatën e Elie Saab, bashkë me një palë çizme dhe çantë të linjës “Off White”, të cilat i vesha për ta thyer disi të qenët klasike me fustanin e kuq. Kjo veshje përfundoi në faqen zyrtare të modës së Parisit “Paris Fashion Week”.

 

 

Look 3: Punk/Rock Style 

Adhuroj stilin Punk/Rock të Londrës së viteve ‘80, madje më frymëzojnë shumë grupet muzikore të asaj kohe, si: “Sex Pistols”, “Ramones” apo “The Clash”.
Ky tutu i kuq, i krijuar dhe i qepur për mua, me një T-shirt të thjeshtë, të zezë nga “Zara” dhe një xhaketë lëkure është veshja që më bën të ndihem “Punk Princess” . Sigurisht, edhe syzet e mia në formë zemre. Ky ishte look-u im i preferuar në këtë javë mode.

Look 4: ‘90s Lady

Kjo veshje ala ‘90s lady, është shumë seksuale dhe mjaft klasike. Përsëri e gjej veten në të dhe mendoj që është ashtu siç e kam imagjinuar në moshë të vogël, që do të vishesha në të ardhmen. I kam shtuar këtij fustani me kuadrate tipike të viteve ‘90, syze Versace Vintage dhe çizme mbi gju Mango.

 

 

Look5 : Looking Italian in Paris

Nuk mund të duroja pa e veshur këtë këmishë të stilit Versace Vintage ‘90s, edhe pse ishte java e modës në Paris dhe jo në Milano në këtë foto. Ky dizajn është tipik Versace i viteve ‘90, i rikthyer tashmë në koleksionin e ri, së bashku me syzet dhe I am in loveeeeee!

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: