all Beauty Tips

MY EVERYDAY MAKE-UP

16/04/2015

Përshëndetje të gjithëve!
Duke qenë se shumë prej jush më kanë pyetur për makijazhin që përdor, kam vendosur që pikërisht në dosjen “Beauty Tips” të ndaj me ju sekretet e mia të makijazhit dhe produktet që unë përdor më shumë për fytyrën apo flokët. Kësaj radhe kam zgjedhur të ndaj me ju makijazhin bazë që unë përdor në një ditë normale, kur edhe nuk dua të ngarkohem, edhe dua të dukem e freskët. Ky lloj makijazhi është i preferuari im për ditë të thjeshta pune apo pushimi. Kryesorët në këtë makijazh janë lapsi im i preferuar Mac Soar dhe buzëkuqi që i shtoj përsipër, Mac Brave AC4; them që janë kryesorët pasi e nis makijazhin e syve me idenë që në buzë do të kem këtë ngjyrë. Kremi pudër që përdor është Chanel Vitalumiere Aqua spf 15, pasi është mjaft i lehtë dhe të jep shumë shkëlqim. Më pas, i shtoj shumë pak pudër nga Mac, sërish Select Sheer NC 30. Nëse zgjidhni një ngjyrë buzësh, p.sh rozë, është mirë që edhe nuanca e faqeve të jetë në të njëjtën ngjyrë, pra, në këtë rast sërish rozë. Si ngjyrë pudre për faqet, unë përdor gjithmonë Esteé Lauder. Në pjesën e syve vendos thjesht një bazë ngjyrë të hapur të bardhë nga Chanel Ombre Essentielle Soft Touch EyeShadow për t’i dhënë pak dritë syve deri poshtë vetullave, më pas, me Big Beautiful Eyes nga Benefit i jap në cepin e syrit një hije të lehtë kafe përpara se të bëj vijën e penelit. Penelin e bëj mjaft të hollë, në mënyrë që makijazhi të duket i lehtë dhe si penel zgjedh gjithmonë vetëm Shocking të Yves Saint Laurent dhe po ashtu rimel, sërish Shocking të YSL që janë të mrekullueshëm, mund të them më të mirët nga të gjithë çfarë kam provuar deri sot. Tualeti që kam nga Benefit, siç duket edhe në foto, është mjaft i mirë pasi shërben edhe për vetullat, të cilat pasi i sistemoj me gelin Brow Seal të Make Up Forever, pjesët e çrregullta i mbush pikërisht me nuancën kafe të Benefit. Sekreti im është që në çantë dhe kudo, mbaj gjithmonë me vete korrektorin mrekulli të “La Mer” dhe sa herë ndihem e lodhur e aplikoj në zonën poshtë syve, por gjithmonë e kam edhe si ritual në makijazhin tim pasi aplikoj ngjyrat e syve dhe përpara se të bëj rimelin, në mënyrë që të fshijë edhe ndonjë tonalitet të shpërhapur në fytyrë. Jua këshilloj të gjithave sepse është një “must”. Për të rifreskuar tualetin pasi kalon pak kohë, unë i shtoj përsipër hidratuesin e Chanel “Hydra Beauty Essence Mist”, të cilin më pas e fshij shumë pak e me delikatesë me një facoletë të pastër.

Photography Geljant Kaleci
Ambienti : Rogner Hotel

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: