Diary Fillimi Meet Armina

My Daily Wellness Routine

08/03/2018

Kujdesi për trupin dhe shëndetin është thelbësor për mua dhe si rrjedhojë, i kushtoj shumë kohë mirëqenies sime. Ka raste kur nuk kam kohë të shkoj në palestër dhe në ato raste sigurohem gjithmonë që të konsumoj ushqimin e duhur gjatë gjithë ditës dhe të marr vitaminat e duhura sa herë që e ndiej të nevojshme.

Një nga çastet më të rëndësishme të ditës është mëngjesi. Unë nuk dal asnjëherë nga shtëpia pa ngrënë diçka dhe zgjedhja ime e parapëlqyer për mëngjes janë farat e kërpit (Nutiva Organic Raw Shelled Hempseed).

Nëse do të përmendja dobitë e farave të kërpit, lista do të ishte shumë e gjatë, por ajo çka është më e rëndësishme dhe vlen për t’u përmendur, është se ato të japin shumë energji gjatë gjithë ditës. Kërpi konsiderohet si një nga bimët më ushqyese, kështu që sa herë që konsumoj fara kërpi organike, ndihem plot energji. Mua më pëlqen që t’i përziej ato me kos me 0 % yndyrë, një banane dhe, në fund, i shtoj edhe ca boronica ose luleshtrydhe, sipas dëshirës.

Gjatë ditës, më pëlqen të konsumoj suplementet e mia të parapëlqyera të “Bodyism”, të cilat më ndihmojnë të arrij objektivin tim për një jetë të shëndetshme.

Unë përdor “Beauty Food”, një suplement i cili përdoret për lëkurën dhe për flokët, duke bërë që ato të jenë më të shëndetshme se kurrë, por ndihmon edhe në forcimin e thonjve. Falë përbërësve të tij, ky suplement ndikon shumë edhe për të pasur një lëkurë më rinore, sepse ndihmon në parandalimin e plakjes dhe redukton vijat dhe rrudhat në lëkurë.

Përveç “Beauty Food”, një suplement tjetër që përdor dhe që më pëlqen shumë është “Protein Excellence”, i cili përmban proteina dhe aminoacide. Këtë suplement unë e marr gjithmonë pas stërvitjes, sepse më ndihmon të arrij objektivat e mia për format trupore dhe gjithashtu ndihmon trupin të ketë muskuj më të mirë.

Të dyja këto suplemente i përgatis duke i përzier me kos me 0 % yndyrë, një banane, disa boronica ose luleshtrydhe dhe ca fara çia dhe maka.

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: