Beauty Tips Diary Fillimi Meet Armina

My Daily Makeup

11/03/2018

Parapëlqej që gjatë ditës të përdor makijazh natyral, i cili është i freskët dhe i lehtë në të njëjtën kohë. Shumë prej jush më kanë pyetur se çfarë produktesh përdor për makijazhin, kështu që vendosa të bëja një tutorial të thjeshtë me produkte të markës “Make Up For Ever”, për t’ju treguar më hollësisht për makijazhin që unë përdor. Më poshtë do të gjeni hapat për një makijazh të mirë dite, si edhe produktet që unë përdor.

Hapi 1: Shkëlqyese dhe rrezatuese

Përpara se të përdor krem pudër, unë përdor serumin “Make Up For Ever Skin Booster”, i cili ka një efekt shkëlqyes dhe rrezatues në fytyrë.

Hapi 2: Pak fare ngjyrë

Një nga truket që unë përdor zakonisht është përzierja e kremit pudër me highlighter-in. Për këtë tutorial, kam përdorur “Ultra HD Perfector Foundation” dhe “Liquid Highlighter”. Të dyja i përziej dhe i aplikoj në fytyrë me ndihmën e një furçe. Sikundër e vini re, hija është aq natyrale, sa përputhet më së miri me tonin e lëkurës sime, duke bërë të duket sikur nuk kam vënë fare krem pudër.

Hapi 3: Truku i pudrës

Pudra “Pro Light Fusion Highlighter” ju nxjerr në pah tiparet më të bukura. Ajo aplikohet me një furçë të hollë në cepin e syrit, poshtë vetullave dhe te harku i buzëve.

Hapi 4: Concealer

“Ultra HD Concealer” përdoret në të gjithë zonën e syrit, në mënyrë që të zhdukë çdo gjurmë rrathësh të zinj ose lodhjeje. Zona e syve është shumë delikate dhe unë kujdesem gjithmonë që t’i kushtoj rëndësinë e duhur. Më pëlqen që t’i jap asaj zone një efekt shkëlqyes.

Hapi 5: Jepuni formë vetullave

Makijazhi nuk mund të quhet asnjëherë i plotë nëse nuk u keni kushtuar rëndësi edhe vetullave. Kështu, duke përdorur “Pro-sculpting Brow Palette in Harmony 1” të “Make Up For Ever” vetullat e mia kanë gjithmonë formën e duhur dhe duken më të plota, duke u dhënë një hije që nuk e kalon ngjyrën e tyre natyrale.

Hapi 6: Korrektori

“HD Underpainting Correcting Palette – 40 Tan & 50 Dark” i “Make Up For Ever” përdoret për të korrigjuar çdo gabim në ngjyrën e makijazhit. “40 Tan” përdoret më tepër poshtë syve, ndërsa “50 Dark” përdoret te faqet, duke pasur si pikë referimi hundën dhe mjekrën.

Hapi 7: Hija e syve

Përpara se të përdor tonet e syve, unë përdor gjithmonë “Step 1 Eye & Lip Primer” te sytë dhe në buzë, për t’u siguruar që makijazhi do të mbajë për shumë orë. Pastaj kaloj te “Artist Color Shadow I702”, i cili aplikohet në qepalla, dhe ngjyrën kafe të “Acqua XL Eye Pencil”, që aplikohet në pjesën e poshtme të syve. Hapi i fundit është përdorimi i “Lash Fibers” nga “Make Up For Ever” për të dyfishuar qerpikët dhe “Smokey Extravagant For Lashes” për ndarjen e qerpikëve, në mënyrë që ata të mos ngjiten gjatë gjithë ditës.

Hapi 8: Mollëzat dhe buzët

Për mollëzat unë përdor “Artist Face Color Blush”, i cili u jep atyre një ngjyrë natyrale. Për buzët përdor lapsin “High Precision Lip Pencil No. 10”, i cili ka një hije të ngrohtë në ngjyrë bezhë dhe në fund është radha e “Ultra HD Lip Booster No. 1” që hidraton, mbush, zbut dhe ndriçon buzët.

Hapi 9: Prekja e fundit

Për t’u siguruar që makijazhi im do të qëndrojë për gjithë ditën, unë përdor “Mist and Fix Long Lasting Makeup” dhe kështu nuk kam përse të shqetësohem gjatë gjithë ditës.

Më poshtë gjenden produktet e përdorura:

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

 

 

 

Makeup nga: Linda Guri

Fotografia nga: Rosita Habazaj

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: