all Diary Fillimi

My birthday evening details

25/07/2017

Tashmë erdhi momenti të ndaj me ju më shumë detaje për ditëlindjen time të 26-të. Nuk mund ta besoj ende se si kaloi një vit nga postimi im i fundit për ditëlindje . Por koha kalon shumë shpejt, ndaj çdo moment duhet jetuar në maksimum.

Duke qenë se këtë vit nuk ishte një përvjetor, vendosa të organizoja një darkë intime mes miqve më të mirë. Doja shumë të kisha pranë, qetësisht, njerëz të veçantë për mua. Ishte një ide shumë e mirë, pasi ata njerëz ma bënë gjithçka shumë speciale, mbrëmja shkoi mes shakave, bisedave interesante dhe shumë përqafimeve. Sa herë jam afër njerëzve që dua, ndihem shumë me fat, pasi vë re se jeta merr kuptim vetëm nga dashuria e pakushtëzuar që marrim dhe japim.

Çdo detaj i festës dhe tavolinës ishte organizuar mjeshtërisht nga skuadra e mrekullueshme e “Class” by Alketa Vejsiu. Mbeta e befasuar kur pashë tavolinën të rregulluar aq bukur, plot lule dhe plot klas, sigurisht, e përshtatur mjaft me stilin tim, sidomos te menuja me stampën e buzëve.

Surprizat ishin shumë të bukura, por ato që më prekën më shumë sesa materialet, si lulet apo dhuratat, ishin dedikimet e të fejuarit tim dhe të mikeshës sime më të ngushtë, të cilët më mbushën zemrën me ato fjalë të ngrohta. Nuk di ta shpjegoj se sa me fat jam ndjerë, por mendoj se, kur zemra e një njeriu mbushet me dashuri, gjithçka tjetër mbetet në plan dytësor.

Për ditëlindjen time përzgjodha një fustan si këmishë me pak dantellë, pasi doja të dukesha thjesht, por edhe me klas në të njëjtën kohë. Ky fustan i “Haute Hippe” i përshtatet mjaft mirë idesë që unë kisha për look-un tim në këtë ditë të veçantë .

 

FOTO : ORSOLA MEMA

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: