all Style

Movie Inspiration kind of look

09/04/2016

Në artikullin që do të postohet së shpejti do të gjeni të gjithë filmat që më
frymëzojnë dhe ndikojnë më shumë tek unë në disa aspekte, si: stili im, mënyra e
jetesës, imagjinata etj. Sot kam vendosur të ndaj me ju një stil që shihet shpesh
edhe në revista si frymëzim për artikuj mode, por edhe tek unë ky stil ka ndikuar
shumë në mënyrën sesi jam kombinuar në këtë shërbim fotografik. Bëhet fjalë për
Faye Dunaway te “Bonnie and Clyde” i vitit 1968. Shpesh frymëzohem edhe nga filma të
vjetër siç është edhe ky. Nga këta filma unë marr një detaj dhe e shfrytëzoj atë për
të krijuar veshjen e radhës. Në këtë rast detajet e mia janë pikërisht kapela
klasike franceze dhe shalli në qafë. Pastaj, për ta bërë më koherente kam zgjedhur
një fund xhins dhe një këmishë kamoshi Zara në ngjyrë kafe. Akoma më sensuale këtë
veshje e bëjnë edhe çizmet.

Këmisha: Zara
Fundi: American Apparel
Çizme: Jimmy Choo
Shalli: Mango
Çanta: YSL

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: