Beauty Tips Diary Fillimi

Modelet e flokëve të mi ndër vite

29/04/2019

Unë e kam ndryshuar shpesh modelin e flokëve ndër vite. Edhe pse ndryshimi mund të duket si një shenjë, si një rebelim ose si fillimi i diçkaje të re, ndryshimi im nga pamja e vajzës rebele në atë të një vajze klasike me nota vintazhi, erdhi shumë natyrshëm.

Flokët e mi natyralë janë me onde, pothuajse kaçurrelë. Gjatë adoleshencës i kam mbajtur flokët në formën e tyre natyrale dhe ata që më njohin që nga fëmijëria më mbajnë mend vetëm ashtu.

Gjatë viteve 2000 dolën në modë flokët e drejtë dhe për pak kohë i mbajta të drejtë.

Unë kam pasur gjithmonë flokë të shëndetshëm, sepse nuk i kam lyer shumë. Vetëm pasi mbusha njëzet e dy vjeç, herë pas here përdorja shampo ngjyruese ose zbardhja vetëm majat e flokëve. Nëse doni të dini sekretin tim për flokë të shëndetshëm, mund të klikoni këtu.

Megjithatë pesë janë modelet e flokëve që mund të them se më përcaktojnë mua dhe personalitetin tim:

  1. Modeli klasik, me prekje vintazh. Gjithmonë më ka pëlqyer modeli i flokëve “pin-up style” dhe mendoj se më shkon për shkak se përshtatet me format e mia trupore, mënyrën se si bëj makijazh dhe se si mbahem.

  1. Flokë natyralë me onde, që përfaqësojnë klas dhe elegancë të përhershme.

  1. Flokë të drejtë, që përshfaqin anën time rebele, sidomos kur vishem si yjet e rokut: me xhaketë lëkure dhe pantallona të ngushta.

 

 

  1. Gërshetat: ato më janë dukur gjithmonë romantike dhe me një frymë boheme, gjë që më pëlqen shumë.

  1. Ondet e mëdha, që janë pjesë e çdo femre me klas. Hera-herës, më pëlqen të eksperimentoj me flokët dhe në ato raste bëj onde të mëdha, sepse është një pamje që më pëlqen.

 

 

Zgjedhjet e tjera të modeleve të flokëve të mi ndër vite përfshijnë balluket, modelet ekstravagante, stilin tipik disko të viteve `70, gërshetat rebele të kombinuara me aksesorë etj.

 

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: