all Diary Fillimi

MILAN FASHION WEEK

04/12/2015

Këtë verë ishte java e modës për meshkuj, gjatë së cilës unë ndoqa sfilatën e Dsquared. Në fakt, ishte eksperienca ime e parë në një sfilatë për meshkuj dhe ishte vërtet një risi e këndshme.

Zakonisht, javët e modës janë punë për mua, sepse përveç kënaqësisë që marr, ka raste kur më duhet t’i ndjek edhe për të qenë koherente me koleksionet e fundit, edhe për t’i bërë pjesë të dyqanit tim, “Delirium”. Këtë herë, isha gjithashtu në shumë “show room”-e, ku përzgjidhen veshjet ose aksesorët për sezonin tjetër dhe në Milano zgjodha Giuseppe Zanotti dhe Diane Von Fustenberg (që zakonisht e përzgjedh në Paris)dhe që mezi pres ta sjell në dyqan. Ndërsa sfilata e Dsquared më bëri të kem ide të reja bashkëpunimi me ta dhe pse jo, ta sjell edhe në kryeqytet. Sa herë që është java e modës, ditët janë shumë të ngarkuara dhe impenjuese dhe unë kam vetëm një imazh të vetes; duke vrapuar sa në një “show room” në tjetrin, pastaj në një sfilatë dhe më pas në një takim… por fundja, kjo është ajo që më bën të ndihem e lumtur, sepse sekreti më i madh është të gjesh atë që të pëlqen vërtet dhe më pas të gjesh mënyrën sesi të marrësh më të mirat prej saj.

Ky udhëtim ishte magjik për mua, sepse zhvillova disa takime shumë të rëndësishme që do t’jua zbuloj në postimet e ardhshme. Për këtë javë mode zgjodha fustanin e Victoria Beckam, sepse më duket shumë shik dhe veror. E kam kombinuar me aksesorë të Dsquared, çantë dore të Tom Ford dhe këpucë nga Louboutin. Syzet janë ndër të preferuarat e mia nga Linda Farrow.

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: