all Fillimi Style

Milan Fashion Week Looks

09/03/2016

Kjo javë mode në Milano, ishte për mua edhe më e plota nga të gjitha, pasi isha e pranishme në shumë sfilata të rëndësishme, si: Versace, Iceberg, Elisabetta Franchi, Dsquared2 etc. Për këtë arsye, kam vendosur që shumë prej fotove “streetstyle” të realizuara para çdo sfilate, t’i postoj me detaje për çdo look.
Asnjë pamje nuk i ngjan tjetrës dhe unë, meqenëse i përkas shenjës së Binjakëve, asnjëherë nuk vishem brenda një stili, pasi më duket e mërzitshme dhe dua të eksperimentoj çdo ditë me veshjet e mia. Më poshtë do të gjeni foto nga 6 prej pamjeve të mia gjatë javës së modës.

Look no. 1: Byblos Runway
Për këtë pamje, duke qenë se sfilata organizohej në një orar darke dhe më pas kishte edhe një koktej, zgjodha një veshje klasike dhe sensuale, më shumë sesa një veshje eksperimentale në modë.

IMG_9797 __
IMG_9207
IMG_9193
IMG_9896 __
IMG_9901 __

Fundi dhe bluza e prerë (croptop): Sandro Paris
Këpucë: Louboutin
Çanta e vogël: Fendi
Foto: Kim Byngjun

Look no. 2: Iceberg show
Një pamje e tëra në Iceberg, e cila më solli ndër mend një vajzë shkolle, dhe i shtova edhe një kapelë “franceze” dhe një çantë nga Tom Ford që të kujton çantën e një postieri, por që do të mbetet gjithnjë super fashion.

IMG_1682 __
IMG_1682 __
12782508_10207593023898141_1787539293_n (1)

Veshja: Iceberg Chic studio
Këpucë: Isabel Marant
Çanta: Tom Ford `70s for Elisabetta Franchi show

Look no. 3
Si gjithmonë, në javën e modës nuk mund të mungojë edhe një ndër stilet e mia të preferuara të viteve `70.

IMG_2647 __
IMG_2648 __
IMG_2655 __
IMG_2726 __
IMG_2733 __
IMG_2673 __
IMG_2655 __

Këmisha: Elisabetta Franchi
Xhinset, xhaketa: Vintage
Çanta: Chloe

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: