Beauty Tips Fillimi

Makijazhi që më përfaqëson

18/04/2020

Para se të bëj makijazhin, unë i kushtoj shumë vëmendje lëkurës. Për këtë, serumi është i rëndësishëm, sepse ai e ngre lëkurën dhe i jep asaj shkëlqim. Unë përdor serumin Dermastir Dropper A Rich Nutrition.

Këtë produkt mund ta gjeni tek Dermastir Albania

 

Hapi i parë i këtij makijazhi është konturimi, të cilin unë e bëj të thjeshtë, jo shumë të guximshëm. Për këtë përdor 4 in 1 Face Contouring Palette nga Make Up For Ever.

Kur vjen puna te kremi pudër, përziej Magic Foundation nga Charlotte Tilbury in No. 4 Fair, me Vitalumiere nga Chanel in No. 30 Cendré, për ta bërë më të lëngshëm.

Këtë mund ta gjeni tek Prestige Group

 

 

Pastaj përdor pudër poshtë zonës së syve, duke aplikuar Bake 1 nga KKW Beauty.

 

Për vetullat përdor Clear Brow Gel dhe DIPBROW Pomade në nuancën Dark Brown (kafe e errët) nga Anastasia Beverly Hills, për të mbushur çdo hapësirë bosh. Nuk vë shumë.

Clear Brow Gel

DIPBROW Pomade in Dark Brown

 

Për sytë fillimisht aplikoj Bronzing Powder në nuancën e lehtë Light shade nga Sephora, sepse më pëlqen shumë kjo ngjyrë (edhe pse është bronzer).

 

Për efektin e shkëlqimit unë përdor Scattered Light Glitter Eyeshadow in Blaze nga Hourglass.

 

Për të theksuar më shumë mollëzat, fillimisht përdor një konturues, Glowgasm Magic Duo nga Charlotte Tilbury, që funksionon më së miri.

Pastaj, përsëri për mollëzat përdor Cheek to Chic Blush nga Charlotte Tilbury në nuancën Love Glow, që i jep një ngjyresë të ëmbël fëmijërore mollëzave të mia.

Që makijazhi të mos prishet lehtë, unë përdor Magic Powder nga Charlotte Tilbury në ngjyrën Medium

Si penel sysh përdor Brushstroke 24-h Liner nga Mac Cosmetics në BrushBlack.

Pastaj vazhdoj me dhënien e formës së qerpikëve dhe aplikoj rimelin Better Than Sex Mascara nga Too Faced, për të krijuar një pamje dramatike vecanërisht për mbrëmje.

Pasi shoh rezultatet, unë i theksoj edhe më shumë tiparet e fytyrës. Për këtë përdor Estee Lauder Bronze Shimmer 02 në zonën e mollëzave dhe përdor edhe një hije të bardhë poshtë vetullave dhe te vija që bashkon hundën me mesin e buzëve.

Për buzë të kuqe të përsosura përdor lapsin e kuq të buzëve nga RVB LAB numër 21, pastaj Chanel Rouge Allure Luminous Intense Lip Color 99 Pirate.

 

Këtë mund ta gjeni tek Prestige Group

 

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: