all Style

Lost in the wind of November

07/11/2015

Që në moshë të vogël, kur bëja rrugën për në shkollë, fiksohesha me erërat karakteristike të stinëve dhe era e vjeshtës ka qenë gjithmonë e preferuara ime. Ndoshta edhe sepse jam natyrë tepër romantike. Sa herë që mendoja për ngrohtësinë, ishte momenti kur zhytesha në krevatin e ngrohtë, jashtë binte një shi i lehtë dhe kur mendoja “shpresën”, më paralelizoheshin me këtë fjalë ditët me gjethe të rëna, pak të ftohta, por në të njëjtën kohë me diell. Prandaj, këtë shërbim fotografik kam vendosur t’ia kushtoj stinës sime të preferuar, frymëzuar edhe nga veshjet e Diane Von Furstenberg, të cilat janë gjithmonë romantike dhe sapo sheh fustane të tilla, të krijohet në mendje ikona e një femre lozonjare dhe romantike. Unë prandaj e gjej veten shumë te kjo firmë, pasi këto janë disa karakteristika të miat, sidomos të qenët ëndërrimtare, me shumë shpresa dhe romantike. Vendi i përshtatet shumë finesës së fustanit, të cilin e valëviste pak era e lehtë e fillimit të një nëntori premtues.

Photo: Anjeza Dyrmishi
 Dress: Diane Von Furstenberg 
Shoes: Diane Von Furstenberg 
Pantyhose: Wolford

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: