all Style

LA woman in the afternoon

16/10/2015

Një ndër frymëzimet e mia të kahershme, që ka nisur që kur unë dëgjoja “The Doors”, ka qenë look-u LA (Los Angelos). Sa herë që dëgjoja këto këngë, e imagjinoja veten në një roadtrip, të veshur me një T-shirt të vjetër dhe atë momentin deri diku “historik”, pasi është parë shpesh në filma dhe revista, kur ndalon në një pikë karburanti për të mbushur makinën në një autostradë të përhumbur. Ehhhh imagjinata ime… por gjithmonë, thellë në shpirt, kam menduar se i përkas këtij look-u, andaj edhe pse “roadtripet” e mia kanë qenë kryesisht deri tani në Shqipëri apo Evropë, ky lloj look-u “rock” ka qenë stili im që në adoleshencë. Të gjithë ata që më njohin e dinë mirë këtë gjë.

Duke qenë se ky është një shërbim fotografik, look-u vjen pak më fashion dhe i ekzagjeruar pasi në vend të xhinseve, me këtë T-shirt dhe xhaketën time të preferuar të lëkurës Dsquared2, kam zgjedhur një fund të shkurtër lëkure Zara dhe një palë çizme me lëkurë gjarpri Diane Von Furstenberg, për ta bërë më ekstravagante dhe të veçantë veshjen. Unazat që zakonisht i mbaj gjithmonë në gisht, edhe pse të ngjashme, janë të dy firmave të ndryshme; ajo me sy i përket Delfina Delettrez dhe unaza me buzë ashtu sikurse vathët janë bërë enkas për mua nga një argjendari shumë e njohur dhe më e mira në qytetin tim, “Argjendari Pirro”.

 

Photography: Geljant Kaleci

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: