Beauty Tips Fillimi

Kur duhet ta lajmë fytyrën gjatë ditës

16/04/2018

Larja e fytyrës në mëngjes dhe në mbrëmje na është bërë veprim rutinë që nga fëmijëria, por pavarësisht këtij kujdesi dy herë në ditë, shpesh e pyesim veten nëse ka ndonjë kohë tjetër gjatë ditës kur fytyra duhet të lahet.

Ne e kemi një përgjigje: koha më e mirë për të larë fytyrën gjatë ditës, është koha para se të shkojmë në palestër ose para se të nisemi për vrap. Gjatë stërvitjes (e çfarëdo lloji qoftë ajo, ne djersitim dhe në rast se keni vënë makijazh, ai do të përzihet me djersën dhe do të shkaktojë probleme për lëkurën. Kur djersitim, poret e lëkurës janë më të ndjeshme ndaj papastërtive të mjedisit dhe kjo e acaron lëkurën, sidomos kur keni vënë edhe krem pudër, sepse lëkura përthith edhe atë. Për këto arsye, shfaqen aknet ose puçrrat dhe lëkura mund të rrezikojë të skuqet për shkak të papastërtive që ka thithur.

Nëse nuk keni kohë ta lani fytyrën në shtëpi, për shkak të punëve të shumta të ditës, mund të merrni me vete një xhel pastrues ose peceta për pastrimin e fytyrës, të cilat janë edhe më të leverdishme, sidomos kur shkoni për vrap.

 

Nga Enxhi Tufina

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: