Beauty Tips Fillimi

Rutina ime e kujdesit të lëkurës në dimër

08/11/2018

Si shumë femra, kam edhe unë sekretet e mia për një lëkurë të shëndetshme. Gjatë dimrit përdor disa truke, të cilat tani kam vendosur t’i ndaj edhe me ju. Përveç kremrave hidratues, eksfoliuesve dhe maskave të fytyrës, unë përdor edhe produkte të tjera që më ndihmojnë të kem një lëkurë të mbrojtur, të butë dhe të freskët gjatë gjithë stinës së dimrit.

  1. Serum dhe Vitaminë C

Serumi është i domosdoshëm për periudhën e dimrit dhe prandaj unë përdor gjithmonë BETA GEL nga DMK, çdo ditë, para se të përdor një produkt tjetër në fytyrë.

Gjithashtu, më pëlqen të përziej SPF Hydrating cream dhe SEBA-E Hydrating Oil nga DMK me Direct Delivery Vitamin C nga DMK. Sikundër mund ta keni vënë re, lëkura merr Vitaminë C edhe përmes përdorimit të një produkti të caktuar bukurie, dhe kjo e ndihmon atë që të shkëlqejë dhe të ketë më shumë imunitet.

Në mbrëmje, para se të vendos kremin e natës, unë përdor Stem Cell Collagen Activator nga Sarah Chapman, për të rritur densitetin e lëkurës dhe për një pamje më të butë dhe më të tendosur.  

 

 

  1. Spraj hidratues për lëkurën (Face mist)

Për ta mbajtur lëkurën të freskët gjatë gjithë ditës, unë përdor një spraj hidratues për lëkurën, sipër makijazhit. Do t’ju rekomandoja Herb & Mineral Mist nga DMK dhe Moisture Surge™ Face Spray Thirsty Skin Relief nga Clinique.

 

3.  Vaj fytyre

Thonë se ata që kanë lëkurë të yndyrshme nuk duhet të përdorin produkte me përmbajtje vajore, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Vajrat kanë shumë përfitime edhe për lëkurat e yndyrshme. Unë do t’ju rekomandoja këto tri vajra si më poshtë sepse ato hidratojnë, tonifikojnë dhe ekuilibrojnë lëkurën.

 

  1. Toniku

Unë nuk e ndaj kurrë P50 nga Biologique Recherche, nga rutina e kujdesit për lëkurën. E vendos çdo mëngjes dhe mbrëmje. Ai eksfolion lëkurën, rregullon sekrecionet e tepërta të gjëndrave të yndyrës, hidraton dhe ndihmon në ruajtjen e pehashit të lëkurës.

 

Çfarë duhet të përmbajë një regjim i mirë për kujdesin ndaj lëkurës:

 

Sa më shumë hidratim

Kur i ftohti troket në derë, unë zgjedh gjithmonë një formulë të pasur, e cila do të mbrojë lëkurën time nga çdo simptomë e mundshme.

 

Maska fytyre

Unë përpiqem të bëj maska fytyre dy ose tri herë në javë. Maskat janë shumë të rëndësishme, sepse ato e qetësojnë dhe e ushqejnë lëkurën. Pas një dite të gjatë në zyrë, ose ndërmjet takimeve të punës, fytyra ka nevojë të pushojë dhe nuk ka më mirë, sesa një maskë e efektshme.

 

Përdorni balsam

Shpesh më pyesin se si është e mundur që buzët e mia janë gjithmonë kaq të buta, edhe gjatë stinës së ftohtë. Përgjigjja ime është fare e thjeshtë: aplikoj çdo ditë balsam për buzët, sepse ai më ndihmon që ato të jenë gjithmonë të bukura dhe të buta.

 

Përdorni krem për duart

Nuk e di se çfarë do të bëja sikur të mos kisha krem për duart gjatë dimrit. Unë e urrej lëkurën e acaruar, dhe për këtë arsye përdor krem për duart dy herë në ditë, por sidomos para se të bie për të fjetur. Zakonisht, kam dëshirë t’i ndërroj kremrat e duarve disa herë gjatë ditës.

 

Përdorni krem me SPF

Mos e nënvlerësoni kurrë rëndësinë e kremit me SPF. Më lejoni t’ju them se kremrat me SPF janë miqtë më të mirë të ne femrave, sepse ata e mbrojnë lëkurën ndaj çdo rreziku.

Gjatë stinës së dimrit, kremi me SPF është domosdoshmëri për lëkurën time, sepse edhe pse është ftohtë, dielli është gjithmonë aty dhe mundet gjithsesi të na dëmtojë. Unë do t’ju rekomandoja mbrojtje me krem me SFP 15-30, si për shembull Protection U.V. nga Biologique Recherche, Hidraplus Acido Hialuronico + Acuaporina AQP3 nga Germinal me SPF 30 dhe DMK Sunscreen me SPF 15.

Por ç’është më e rëndësishmja, nuk duhet të kaloni asnjë ditë pa pirë shumë ujë dhe lëng frutash. Lëngu i portokallit dhe shegës duhet të jenë pjesë e pandashme e rutinës suaj të shëndetshme.

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: