Beauty Tips Fillimi

Kujdesi për lëkurën në dimër

16/12/2019

Gjatë dimrit unë përdor gjithmonë “Acid Peels”, sepse ato më rigjenerojnë lëkurën dhe janë zgjedhja e duhur kur rrezet e diellit nuk janë aq të forta sa në stinët e tjera. Përdor “Four Acid Peel” nga “The Organic Pharmacy” dhe “Radiant Night Peel” nga “Teoxane”. Të dyja këto produkte i gjeni në çdo farmaci.

 

Si krem më pëlqen të përdor edhe “Antioxidant” nga “The Organic Pharmacy”, që rigjallëron dhe i jep freski fytyrës, dhe “Pro-Collagen Marine Cream” nga “Elemis”. Si krem sysh përdor çdo ditë “Pro-Collagen Eye Renewal” nga “Elemis”.

 

 

Për pastrues fytyre unë përdor “Peppermint Facial Wash” nga “The Organic Pharmacy”, që më pas ndiqet nga “Rose Facial Spritz” nga e njëjta markë. Ndonjëherë më pëlqen të përdor edhe “Superfood Kefir-Tea Mist” nga “Elemis”. Të dyja këto shërbejnë për të tonifikuar, rifreskuar dhe hidratuar lëkurën dhe gjithashtu largojnë klorinat që përmban uji, të cilat i përthith lëkura.

 

Përveç fytyrës, i kushtoj shumë rëndësi edhe kraharorit, sepse është një zonë shumë e ndjeshme, që kërkon mbrojtje maksimale. Për këtë arsye, çdo mbrëmje aplikoj në kraharor “Virgin Cold Pressed Rose Hip Oil” nga “The Organic Pharmacy” ose kremin me kolagjen nga “Elemis”.

 

Edhe pse ekspozimi në diell nuk është shumë i rrezikshëm gjatë dimrit, unë nuk dal kurrë pa vendosur krem me SPF. Përdor “Sun Protection SPF 50+” nga “Dermastir” ose “Daily Defence Shield” me SPF 30, nga “Elemis”, që i vendos gjithmonë para tonifikuesit të fytyrës.

 

Përdorimi i Vitaminës C është thelbësor për mua. Nuk e marr vetëm si pilulë, por edhe nëpërmjet maskave të ndryshme dhe për këtë arsye përdor 2-3 herë në javë maskën “Vitamine C” nga “Dermastir”, që e ndihmon shumë fytyrën time. E gjeni në çdo farmaci.

 

Ndër vite, kam kuptuar se vitamina C do marrë çdo ditë, kështu që përdor serumin me Vitaminë C nga “SkinCeuticals”, të cilin e konsideroj të domosdoshëm. Vitamina C ndihmon për rrudhat dhe për njollat në lëkurë. Gjithashtu ndihmon në rigjenerimin e lëkurës dhe largon aknet.

 

Para se të bie për të fjetur, unë marr kapsulat e lëngshme “Dermastir Skincare Multivitamin + Collagen + Sunflower Oil”, me stomakun bosh. Këto kapsula ndihmojnë që bukuria të lindë nga brenda.

 

 

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: