Beauty Tips Fillimi

Kujdesi për flokët dhe lëkurën pas plazhit

18/08/2018

Ditëve të gjata në plazh, shumë shpejt u vjen fundi dhe sapo i rikthehemi rutinës sonë të përditshme, vëmë re se pamja jonë ka nevojë për një shndërrim total. Flokët janë gjëja e parë për të cilën duhet të shqetësohemi kur kthehemi nga pushimet. Sado që përpiqemi t’i rregullojmë apo stilojmë si duhet, ka diçka që nuk shkon dhe nuk dimë se çfarë të bëjmë. Gjatë kësaj kohe, mund të vini re një ndryshim në ngjyrën e flokëve, që mund të jenë bërë një tonalitet më të çelura, ose janë tharë shumë ose u është prishur forma. Nëse ngjyra e re që flokët tuaj kanë marrë pas plazhit, ju pëlqen, mbajeni, përndryshe, vraponi për te parukierja/parukieri juaj.

Kur unë jam me pushime, sado që përpiqem të kujdesem për flokët, gjithë rëra dhe kripa që ata kanë thithur bëjnë të tyren dhe flokët e ndiejnë këtë menjëherë pas pushimeve. Cila është zgjidhja për këtë? DETOX!

Unë e nis periudhën e detoksit me një shampo të mirë dhe “Davines After Sun Shampoo” është e përsosur, sepse ajo u rikthen flokëve hidratimin dhe i zbut ata. Gjithashtu, kjo shampo largon të gjitha mbetjet kripore apo klorine dhe riparon çdo dëm që mund t’i jetë shkaktuar atyre nga dielli. Tekefundit, një shampo dhe shpëlarje e mirë zgjidh gjithçka.

 

Por gjithashtu do të rekomandoja një maskë ose serum të mirë, që të jetë posaçërisht për flokë të dëmtuar. Unë përdor serumin “Absolut Repair Lipidium” nga “L’Oreal Professionnel” gjatë periudhës së detoksit pas pushimeve. Ky serum përdoret pasi i kemi tharë flokët me peshqir: e shpërndajmë te majat dhe përgjatë gjatësisë së mesme të flokëve, nëse keni flokë të gjatë, gjithmonë pa e prekur skalpin. Ai ndihmon që majat e flokëve të ushqehen mirë dhe të rifitojnë shkëlqimin e humbur.

 

Megjithatë, edhe fytyra përballet me probleme nga më të ndryshmet pas pushimeve: bëhet më e thatë, shfaqen njolla të errëta në sipërfaqe dhe gjithashtu humbet gjallërinë dhe lagështinë e saj. Për këtë arsye, unë i kushtoj gjithmonë një ditë të tërë vetes dhe shkoj në një SPA, ku bëj një trajtim fytyre nga “Clarins Moisture Quencher”, te “Bamboo Spa & Hammam”. Ky trajtim bën që fytyra ime të hidratohet si duhet dhe të rifitojë gjallërinë dhe butësinë e mëparshme. Çdo shenjë lodhjeje largohet menjëherë dhe fytyra ime është sërish e freskët dhe e mirushqyer.

 

Përveç trajtimeve që bëj pas pushimeve, unë nuk harroj asnjëherë të kujdesem për lëkurën edhe gjatë ditëve të gjata të ekspozimit në diell. Unë përdor gjithmonë “Biologique Recherche Protection U.V. SPF 25”, i cili ka efekte antirrudhë dhe antinjolla dhe gjithashtu e mbron lëkurën nga dehidratimi dhe plakja e parakohshme.

 

Për t’u siguruar që trupi im të mos e humbasë asnjëherë butësinë dhe elasticitetin e tij, unë përdor “Tonic Body Treatment Oil” nga “Clarins”, të cilin e konsideroj një MUST!

 

Pra, kini parasysh të kujdeseni gjithmonë për flokët, trupin dhe fytyrën, pas pushimeve. Nëse e lini pas dore këtë, më vonë do të përballeni me pasojat.

 

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: