Beauty Tips Fillimi

Kremrat më të mirë hidratues me SPF për stinën e Verës

07/05/2018

Nëse ekziston një produkt që nuk duhet të mungojë kurrë në rutinën tuaj të bukurisë, ai është kremi me SPF. Më parë, kremi hidratues miksohej me kremin kundër diellit dhe për ta mbrojtur lëkurën, ne përdornim një kombinim të këtyre dy produkteve, por ndonjëherë kjo nuk mjaftonte. Tani, pothuajse çdo krem hidratues ka edhe mbrojtje me SPF, duke nisur nga SPF 15, por me afrimin e stinës së verës, ne duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje mbrojtjes nga rrezet e dëmshme të diellit. Ka ardhur koha të përdorim krem hidratues, krem pudër ose BB krem me SPF më të lartë se 15.

Kremi hidratues me SPF është thelbësor, sepse ai jo vetëm që ushqen dhe hidraton lëkurën, por edhe e mbron atë nga rrezet ultraviolet. Ne shpesh harrojmë se sa dëme i sjell dielli lëkurës sonë. Moshat e reja janë më të prirura për të mos i kushtuar vëmendje kësaj çështjeje, por do të vijë një ditë kur pasojat e mospërdorimit të kremit me SPF do të jenë më se të dukshme. Rrezet ultraviolet shkaktojnë plakje të parakohshme, një fenomen më se i njohur ky, por ne mund ta shmangim atë nëse nuk ekspozohemi shumë në diell, sidomos kur shkojmë në pishinë ose në palestër. Të gjitha e dimë që kemi qejf të marrim pak ngjyrë të bukur plazhi, por edhe nëse përdorni krem me SPF dhe mbani kapelë, njëfarë ngjyre e merrni, sepse dielli e gjen vetë rrugën për te lëkura jonë, sado barriera të vendosim ne. Megjithatë, përveç këtij fakti, sigurohuni që të mos dilni kurrë nga shtëpia pa vendosur një krem me SPF mbrojtës.

Më poshtë mund t’i hidhni një sy kremrave tanë të preferuar me SPF, që do t’jua bëjnë më të lehtë zgjedhjen për këtë verë!

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

 

Nga Enxhi Tufina

 

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: