Beauty Tips Fillimi

Këshilla nga Balmain Hair Couture

22/11/2020

Shtëpia e modës Balmain u themelua në vitin 1945 nga Pierre Balmain dhe shquhej për stilin e saj tepër femëror dhe elegant. Ditët e sotme, Balmain sërish njihet për stilin fin dhe seksi. Në vitin 2011 në kompani hyri Olivier Rousteing, i cili bëri të mundur që koleksionet e markës Balmain të merrnin një kthesë të mrekullueshme dhe shumë të vlerësuar.

Si pjesë të trashëgimisë së tij, Balmain ka përfshirë edhe një linjë dedikuar produkteve të kujdesit për flokët, me proteina mëndafshi dhe vaj argani, si përbërës kryesorë, për të patur rezultate më të mira.

Unë e kam adhuruar gjithnjë markën Balmain dhe prandaj vendosa të përdorja linjën për kujdesin e flokëve Balmain Hair Couture line, me të cilën jam shumë e kënaqur.

Për shërbimin fotografik me Balmain Hair Couture kam përdorur Moisturizing Shampoo, të pasuruar me vaj argani, që ushqen dhe i mban të butë flokët e mi.

Photo courtesy of Balmain Paris Hair Couture

 

Si balsam përdora Leave-In Conditioning Spray, që i zbut kutikulat e flokëve dhe u jep atyre volum dhe bukuri gjatë gjithë ditës.

Photo courtesy of Balmain Paris Hair Couture

 

Si prekje të fundit përdora Session Spray Strong, që i ndihmon të ruajnë formën.

Photo courtesy of Balmain Paris Hair Couture

 

Pastaj përdora edhe të preferuarin tim, parfumin për flokë, që ka një aromë delikate që zgjat me orë të tëra.

Photo courtesy of Balmain Paris Hair Couture

 

 

Për të nxjerrë më në pah personalitetin tim, i kapa flokët me karficat nga Balmain Hair Couture Line, të cilat janë të përsosura dhe mund të përdoren për çdo rast.

 

Photo shoot Balmain Hair Couture

Fotograf: Ergys Zhabjaku

MUA: Egerta Shehu/gstudio

Distributor zyrtar: Balmain Hair Couture Albania

 

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: