all Style

KEEP IT CLASSY

24/06/2015

Edhe pse moti është bërë pak tekanjoz këtë verë, unë me fustanin tim Tory Burch që ngjason pak si “trench”, e gjej një zgjidhje. Gjithmonë (nuk e di pse) kam qenë fanse e fustaneve me komça dhe treçerekëshe. Kjo ka qenë një zgjedhje e imja që në moshë edhe më të hershme; është thjesht çështje shijeje mendoj. Por unë kështu ndihem shumë rehat për një ditë në qytet. Mendoj se fustane të tilla, të thjeshta dhe me polka dots janë më të përshtatshmet për një çantë të tillë dhe sidomos kur çantës i shtohet edhe një aksesor si syzet Chanel. Kam qenë gjithmonë e idesë se veshja duhet të jetë shumë e thjeshtë kur kemi aksesorë të veçantë ose të rënduar dhe anasjelltas; një çantë të thjeshtë në një veshje më ekstravagante. Këpucët janë të markës Semilla, të cilat i kam edhe në dyqanin tim. Më shumë sesa dizajni, te këto këpucë më pëlqen rehatia që të japin gjatë ecjes dhe më pëlqen shumë që paradite, ndryshe nga darka, të ndihem bukur, por edhe rehat, duke qenë se jam më aktive.

Photography: GELJANT Kaleci

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: