Jeni fejuar, keni vendosur unazën në gisht, por nuk keni bërë ende diçka tejet të rëndësishme: nuk keni gjetur vendin se ku do ta bëni dasmën. Të gjithë duam që dita e dasmës të jetë një ditë e veçantë dhe për këtë arsye, me siguri që po kërkoni ndonjë xhevahir të vogël, të fshehur në ndonjë qoshk të botës. Rebel Heart ka përzgjedhur disa vende të mrekullueshme, që do t’ju ndihmojnë të bëni zgjedhjen e duhur për vendin se ku…
Teksa gjethet bien dhe njerëzit fillojnë të ndërrojnë kungujt dekorativë me zbukurimet e festave të fundvitit, shumë udhëtarë anekënd botës fillojnë të kërkojnë vendin e përsosur për të vizituar në fund të vjeshtës. Keni ndër mend të bëni një udhëtim romantik? Nëntori është muaji më i mirë për të vizituar Parisin dhe nëse nuk keni qenë ndonjëherë, të jeni të bindur që ka ardhur koha ta shihni këtë qytet magjik! A picnic day with Marianna Hewitt in Paris Oh,…
Mezi prisja që të ndaja me ju këto foto të realizuara në Mexico, Playa Del Carmen, dhe në hotelin tim të preferuar, “Grand Velas”. Këto janë fotot pasardhëse të postimit tim të parë. I adhuroj, sepse miksi i veshjeve dhe ndjesive në këto foto, flasin qartë për dy natyrat e mia: atë si rockere dhe shpirtin tim latin. Nuk do ta harroj kurrë çastin kur janë shkrepur këto foto: gjithçka përreth ishte pozitive dhe ajri i detit e vapa ledhatuese…
Nëse keni vendosur të vizitoni Meksikën dhe plazhet e saj, mund t’ju jap disa këshilla të vogla për vendet që duhet të shikoni dhe të frekuentoni, plazhet apo “haciendat” (fermat), duke qenë se sapo jam kthyer nga ai vend i mrekullueshëm. Gjithmonë kam pasur një lidhje të fortë me Meksikën, për shkak të filmave, faktit që më pëlqejnë shumë kërcimet si salsa apo bachata, por edhe sepse jam një fanse e muzikës së ndier meksikane apo latine. Për të kuptuar…
Sikurse e kam shprehur edhe në rrjetet e mia sociale, Turqia, ose më saktë, Stambolli, do të jetë si një shtëpi e dytë për mua, për shkak të projekteve që po nis në këtë qytet. Më ka ardhur keq për trazirat e fundit në Stamboll dhe për këtë arsye prita të postoja shkrimin tani, që fatmirësisht gjërat janë qetësuar dhe jam e sigurt se çdo gjë do të vazhdojë normalisht. Stambolli është një ndër qytetet më të veçanta për mua.…