Besoj se, si për shumë të tjerë, edhe për mua dikur fjala pandemi ishte një term të cilit i dihej vetëm kuptimi. Si e tillë, nuk kisha menduar asnjëherë që në vitin 2020 do të përjetonim një pandemi globale si kjo e Covid-19. Me gjithë impaktin që pati Covid-19 në ekonominë botërore, sigurisht që efekti do të ndihej në çdo industri, dhe këtu veçoj efektin që do të kishte në industrinë e modës, e cila nuk mund të përjashtohet apo…
Krishtlindja nuk është vetëm për vete, por edhe për të shtrenjtët tanë të zemrës. Është koha e duhur për të shprehur mirënjohjen dhe dashurinë për miqtë dhe familjen. Gjithë muaji i festave përcjell lumturi dhe hare. Në fakt, këtë vit rrethanat kanë ndryshuar e, bashkë me to edhe jeta jonë, megjithatë ja ku jemi; ia kemi dalë deri tani dhe do ta ruajmë optimizmin deri në fund, për ta mposhtur virusin korona. Pushimet e festave po afrojnë dhe ne do…
Unë i kushtoj rëndësi të veçantë ushqimit, sepse dua të kem një regjim të shëndetshëm, që i sjell shumë pozitivitet jetës sime. Si pjesë e rutinës sime mëngjesore, tërshëra është thuajse kryesorja, për shkak të dobive të saj të shumta. Prandaj vendosa të ndaj me ju një recetë të thjeshtë dhe të shpejtë me tërshërë, që jam e bindur se do t’ju pëlqejë. Një natë më parë e lë tërshërën në një tas me ujë, që ditën tjetër të jetë…
Çdo vit, gjatë kësaj periudhe më pëlqen të mbaj balluke, edhe si një mënyrë për të ndryshuar diçka në pamjen time. Vendimi për balluket me siguri që ka lidhje me adhurimin tim për kulturën franceze dhe duhet ta pranojmë që balluket janë më shumë një tipar francez. Unë besoj se stina e vjeshtës dhe ajo e dimrit janë të përsosura për të pasur balluke, sepse në këtë kohë është më e lehtë t’i mbash ato dhe gjithashtu kam mundësi edhe…
Unë e adhuroj vjeshtën, sepse në këtë stinë mund të eksperimentoj me stilin, mund të vesh modele të ndryshme dhe të kombinoj ngjyrat. Njëra nga veshjet e mia të preferuara në vjeshtë është pardesyja. I adhuroj pardesytë, sepse ato duken shumë bukur. Mund të vesh një fustan, një palë çizme dhe ta plotësoj veshjen me një pardesy. Ndonjëherë, edhe të veshësh vetëm pardesynë mjafton, sepse ajo mund të shërbejë edhe si fustan. Ndonjëherë tjetër, preferoj ta kombinoj pardesynë me një…
Shumë prej jush më kanë pyetur se si kujdesem për zonën e bustit dhe çfarë produktesh përdor për të, kështu që vendosa të ndaj me ju disa nga truket e mia për një dekolte të përsosur. Unë gjithmonë sigurohem që të mos bëj dush me ujë shumë të nxehtë, sepse temperaturat e larta e zbutin shumë lëkurën e pjesës së bustit dhe kjo nuk i bën aspak mirë asaj. Kur jam drejt fundit të dushit, flokët dhe kraharorin i shpëlaj…
Shumë njerëz më kanë pyetur se si ia dola që humba gjashtë kilogramë në një vit dhe mendova të ndaja eksperiencën time në këtë postim, me idenë se do t’u vijë në ndihmë shumë vajzave. Shkarkova aplikacionin My Fitness Pal, i cili mat kaloritë për të cilat ka nevojë trupi në një ditë, gjithmonë pasi vendoset pesha që ju doni të arrini. Ky aplikacion ndihmon në ekuilibrimin e karbohidrateve dhe proteinave që i nevojiten trupit. Ndoqa programin “kalorie deficit”. Nëse…
Për shkak të pandemisë, këtë vit vendosa ta festoja ditëlindjen në një festë private në shtëpi. Ftova vetëm familjen dhe miqtë tanë më të ngushtë. Duke qenë se doja që të gjithë të ndiheshin të lirë dhe të kënaqeshin në një ambient të qetë, mendova që tema e festës të lidhej ngushtë me Marokun e viteve `70. Dekori oriental u krijua nga “Gaia Events”. Detaje të veçanta e bënë atmosferën edhe më të bukur dhe qetësuese; që nga jastëkët, copat,…
Ekzistojnë disa libra që të ndryshojnë jetën përgjithmonë. Libra që të frymëzojnë dhe të motivojnë, libra që të ndryshojnë botën dhe mënyrën e perceptimit. Ata kanë fuqinë që të na ndryshojnë, për mirë, sigurisht; kanë fuqinë që të na japin mesazhe shumë të rëndësishme për jetën dhe na japin një tjetër dimension se si të shohim botën jashtë. Edhe për mua kanë qenë disa libra që kanë ndikuar shumë tek unë dhe botëkuptimi dhe mendimet e mia sot janë meritë…
Gjatë kësaj periudhe, po mundohem të konsumoj sa më shumë lëngje dhe çajra, në mënyrë që organizmi im të marrë vitaminat e duhura dhe të luftojë shfaqjen e simptomave të gripit. Çdo ditë sigurohem që të pi 4-5 gota lëng portokalli dhe çajra të ndryshëm. Mëngjesi fillon me pirjen e një gote lëng selino esëll. Pas mëngjesit, preferoj të konsumoj lëng limoni në formë çaji, të përzier me mjaltë gështenje dhe me gjethe menteje. Pas vaktit të drekës ose pasdite…