Gjithmonë kam qenë e apasionuar pas filmave dhe shpeshherë ata më kanë zgjeruar pa kuptuar imagjinatën, aq sa disa momente të jetës sime i mendoj si një pjesë filmi, madje edhe reagoj ashtu në momente të caktuara. Po ta mendosh thellë, jeta është një film e si çdo film sigurisht që skenat e veta më të mira dhe ato të trishta, por që duhet shijuar deri në fund. Ideja e këtij shërbimi fotografik është gjendje, si në një film, sepse…
Tashmë erdhi momenti të ndaj me ju më shumë detaje për ditëlindjen time të 26-të. Nuk mund ta besoj ende se si kaloi një vit nga postimi im i fundit për ditëlindje . Por koha kalon shumë shpejt, ndaj çdo moment duhet jetuar në maksimum. Duke qenë se këtë vit nuk ishte një përvjetor, vendosa të organizoja një darkë intime mes miqve më të mirë. Doja shumë të kisha pranë, qetësisht, njerëz të veçantë për mua. Ishte një ide shumë…
Një t-shirt e bardhë pambuk shpesh bën shumë punë dhe sidomos është e freskët për sezonin pranverë-verë. Unë kam zgjedhur dy mënyra të veçanta për t’i ndarë me ju, të cilat kryesisht i përkasin një frymëzimi të stilit të veshjeve dhe fotove të viteve `90.Këto vite tashmë janë kthyer shumë në modë dhe janë gjithashtu vitet e mia të preferuara, duke qenë se atëherë kam qenë vetëm një vajzë e vogël që shijoja jetën dhe ruaja në kujtesë shumë detaje.…
Mezi prisja që të ndaja me ju këto foto të realizuara në Mexico, Playa Del Carmen, dhe në hotelin tim të preferuar, “Grand Velas”. Këto janë fotot pasardhëse të postimit tim të parë. I adhuroj, sepse miksi i veshjeve dhe ndjesive në këto foto, flasin qartë për dy natyrat e mia: atë si rockere dhe shpirtin tim latin. Nuk do ta harroj kurrë çastin kur janë shkrepur këto foto: gjithçka përreth ishte pozitive dhe ajri i detit e vapa ledhatuese…
Nëse keni vendosur të vizitoni Meksikën dhe plazhet e saj, mund t’ju jap disa këshilla të vogla për vendet që duhet të shikoni dhe të frekuentoni, plazhet apo “haciendat” (fermat), duke qenë se sapo jam kthyer nga ai vend i mrekullueshëm. Gjithmonë kam pasur një lidhje të fortë me Meksikën, për shkak të filmave, faktit që më pëlqejnë shumë kërcimet si salsa apo bachata, por edhe sepse jam një fanse e muzikës së ndier meksikane apo latine. Për të kuptuar…
Ata që më njohin prej një kohe të gjatë apo edhe ju miq që keni ndjekur postimet e mia, tashmë e dini që jam një fanse e çmendur e muzikës rok dhe metal. Si e tillë, adhuroj edhe veshjet që i përshtaten stilit rok. Dikur, në adoleshencë, vishesha komplet rok, mbaja flokë me fije punk, në ngjyrë çiklaminë dhe këpucë të çuditshme, por duke u rritur dhe duke pasur angazhime të tjera, veshja ndryshoi sadopak, duke u ndërthurur shpeshherë edhe…
Të gjitha vajzat ëndërrojnë për ditën e dasmës, fustanin që do të veshin dhe ambientin përreth. Ne po jua thjeshtojmë punën duke ju risjellë disa nga fustanet e nusërisë më të bukura dhe më legjendare të princeshave apo personazheve publike. Kështu, ju mund t’i shijoni ato, të frymëzoheni prej tyre dhe pse jo, ato që do të martohen së shpejti, mund edhe të “vjedhin” disa ide. 1. Grace Kelly me një fustan Helen Rose Ky fustan ndodhet në Philadelphia Museum…
Pasi ndava me ju detaje nga java e modës në Milano, sigurisht që nuk mund të mungonte edhe java e modës në Paris, e cila është shumë e veçantë. Prej kësaj jave mode, shumë medie ndërkombëtare ndanë fotot e mia në faqet e tyre, si: Vogue, Elle apo Harper’s Bazar dhe kjo për mua është një ndër gjërat më të bukura, sepse tregon që edhe në kaosin e bukur të javës, disa prej veshjeve të mia, të cilat do t’i…
Ashtu sikurse çdo vit, edhe këtë sezon vendosa të ndaj me ju disa prej veshjeve të mia gjatë javës së modës të zhvilluar në Milano. Këtë javë mode, ndoqa shumë më tepër show dhe mund të them se ishte një ndër më të bukurat për shkak të klimës, organizimit tim dhe bashkëpunimeve që lindën nga kjo javë mode. Ndiqni më poshtë disa prej veshjeve që unë përdora, të shoqëruara me shpjegimet përkatëse: Look 1 Spanish Inspiring Gjithmonë më ka pëlqyer…