Fashion Fillimi

Kate Moss, a Pretty Addict!

09/12/2017

Nëse kthejmë kokën pas dhe kujtojmë disa nga emrat më të mëdhenj të modës, ato që kanë lënë gjurmë në industrinë e saj, Kate Moss është pa dyshim një ndër më të spikaturat. Ajo u bë e njohur si imazhi i të brendshmeve Calvin Klein, shitjet e të cilave pësuan rritje të ndjeshme menjëherë pas daljes së imazhit të saj në to, dhe që atëherë, Moss vazhdon të mbizotërojë nëpër kopertina revistash dhe fushata publicitare në mbarë botën.

Sot, pasi ka qenë më shumë se 300 herë në kopertinat e revistave botërore më në zë, Kate Moss është pa dyshim një ikonë e modës. Ajo është veshur nga stilistët më të mirë. Së fundmi, ajo është imazhi i markës Saint Laurent dhe ky lajm ka bërë bujë. Kate Moss shkëlqen si gjithmonë.

 

 

Të gjithë ata që e duan modën, e duan edhe Kate Moss. Ajo na përçon gjithnjë ndjesinë e të qenët me stil, çfarëdo që të veshë. E kush nuk e njeh shijen e saj të hollë e të sofistikuar! Ajo është vajza model e viteve `90. Stili i saj flet për feminitetin dhe është shumë shik, çka e ka dalluar atë ndër vite. Kate Moss ka vërtetuar se është e pazëvendësueshme në botën e modës. Peliçet, xhaketat prej lëkure dhe veshjet e zeza janë veshjet që spikatin në stilin e saj. Por ajo nuk ka frikë të vishet edhe me ngjyra. Për Moss, xhinset janë gjithashtu shumë të rëndësishme dhe tregojnë stil.

 

 

 

E nëse do të flasim për make up-in, Kate Moss është pro të qenët sa më natyrale. Natyra i ka falur asaj një bukuri të veçantë me tipare plot jetë dhe linja elegante, falë të cilave ajo ka siguruar reklama dhe editoriale nga më të mëdhatë e të paharrueshme të dekadës. Faqet e saj rozë dhe buzëkuqi ngjyrë boronice janë të pakrahasueshme. Por ajo pëlqen shumë edhe buzëkuqin në ngjyrë të kuqe të ndezur.

 

Përfundimisht, ajo është një ikonë dhe një muzë e papërsëritshme. Fotografitë e saj nostalgjike janë sot edhe më të bukura se kurrë. Hidhuni një sy fotove të mëposhtme:

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: