Beauty Tips Fillimi

Jepi lëkurës tënde një shkëlqim të artë me këto nxirës artificial

27/04/2018

Edhe pse të gjitha e presim me padurim kohën kur më në fund do të bëjmë plazh, përballemi me një problem të vogël: lëkurën e bardhë. Ka kaluar kohë nga plazhi, e kemi mbuluar lëkurën gjatë gjithë dimrit, por tani ka ardhur koha të veshim pantallona të shkurtra e fustane, dhe nuk na pëlqen ngjyra e lëkurës që kemi. Megjithatë ka një zgjidhje për gjithçka, dhe po ashtu edhe për këtë problem: nxirja artificiale. Por aplikimi i kësaj procedure nuk është shaka, sepse me gjithë produktet që kanë dalë në treg, duhet të keni gjithmonë parasysh që të zgjidhni më të mirin. Për fat të mirë, kjo është një mënyrë e përsosur për të marrë shkëlqimin e artë që duam para se të nisemi për në plazh. Ka nxirje artificiale të të gjitha llojeve: nxirje graduale, nxirje për lëkura shumë të bardha, nxirje për fytyrën dhe nxirje më të thella për një lëkurë më të bukur.

Para se të shkoni në dyqan për të blerë nxirësin tuaj, bëni mirë t’u kushtoni vëmendje disa këshillave ndihmëse:

  1. Skrabi: para se të bëni nxirjen, bëni mirë të përdorni një skrab në lëkurë, që të hiqni qelizat e vdekura. Ky proces do të bëjë të mundur që lëkura juaj të qëndrojë e butë dhe nxirja të bëhet më mirë. Ngjyra e artë do të jetë më e bukur mbi lëkurën tuaj nëse e bëni nxirjen pas skrabit.
  2. Mos përdorni parfum, deordorant dhe krem para nxirjes: ditën kur do të bëni nxirjen, duhet të shmangni përdorimin e parfumit, deordorantit apo kremit.
  3. Mos bëni depilim me dyllë pas nxirjes: harrojeni depilimin me dyllë pas nxirjes, sepse ai do të shkatërronte gjithçka. Dylli e heq menjëherë nxirjen artificiale, kështu që bëni mirë të depiloheni para se të bëni nxirjen.
  4. Zgjidhni me kujdes: Ne nuk i rekomandojmë nxirjet e çastit, sepse ato hiqen lehtë, edhe me ujë dhe sapun. Ne këshillojmë nxirjen graduale, e cila është më efektive, sidomos kur e përdor për herë të parë. Nxirja me shkumë aplikohet shumë lehtë dhe thahet shpejt, por mund të përdorni edhe nxirje me spraj, siç bën Kim Kardashian, madje ajo e përdor sprajin për nxirje edhe në kokë, për t’i dhënë shkëlqim edhe skalpit.

 

Shikoni galerinë tonë më poshtë, për të përzgjedhur llojet e nxirjeve artificiale që ju pëlqejnë dhe ju japin shkëlqimin e duhur për verën që na pret!

 

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

 

Nga Enxhi Tufina

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: