all Diary Fillimi Travel

Istanbul trip

19/08/2016

Sikurse e kam shprehur edhe në rrjetet e mia sociale, Turqia, ose më saktë, Stambolli, do të jetë si një shtëpi e dytë për mua, për shkak të projekteve që po nis në këtë qytet. Më ka ardhur keq për trazirat e fundit në Stamboll dhe për këtë arsye prita të postoja shkrimin tani, që fatmirësisht gjërat janë qetësuar dhe jam e sigurt se çdo gjë do të vazhdojë normalisht. Stambolli është një ndër qytetet më të veçanta për mua. E dua shumë, sepse edhe prindërit e mi, pas një udhëtimi në këtë qytet, disa vite më parë, më bënë të kuptoja magjinë dhe vlerat e tij historike. Më pëlqen të udhëtoj shpesh për në Stamboll, për të shijuar Bosforin e magjishëm, ushqimin e mrekullueshëm dhe gjithashtu vendet e veçanta për të bërë shopping, të cilat do t’i rendit më poshtë, në listën e vendeve për të vizituar në Stamboll. Vetë qyteti mbart një hijeshi të magjishme dhe xhamitë e shumta më kanë lënë shumë mbresa, ashtu sikurse më lanë mbresa edhe Sarajet e Sulltanit buzë Bosforit, që sa herë i shoh, më duket sikur prek historinë me dorë. Në këto foto, mund të shihni disa vende që kam vizituar dhe gjithashtu jam munduar t’i përshtat edhe në mënyrën e të veshurit. Më poshtë, gjithashtu do të gjeni listën e vendeve për të vizituar në Stamboll.

Nişantaşı – Rruga me dyqanet më të njohura luksoze. Luxury shopping street

Zonë normale shopping:
Teşvikiye – me firma të ndryshme, kryesisht turke.
Isynie Park – është gjithashtu vendi im i preferuar për të bërë shopping, pasi të gjitha firmat, të çdo lloj kategorie, janë të mbledhura në këtë shopping mall gjigant.
Grand Bazar – për të gjithë ata që duan të gjejnë gjëra antike, bizhu të bukura apo artikuj të bërë me dorë, është zona perfekte për t’u parë nëse vizitoni Stambollin.
Balat – zonë antike me lokale dhe shtëpi të vjetra tradicionale turke.
Xhami – Sultan Ahmet në qytetin e vjetër. – Kjo zonë ndodhet afër Grand Bazar dhe aty ndodhen edhe tre xhami të tjera të njohura: Hagia Sophia, Blue Mosque dhe Sultan Ahmet.

Vende për të ngrënë:
Lokma, në Bebek – vend i përsosur për të shijuar mëngjesin pranë një pamjeje të mrekullueshme të Bosforit dhe aty, pas mëngjesit, me ushqime tradicionale turke, mund të shijoni dhe një shëtitje pranë Bosforit.
Mikla (The Marmara Hotel Pera) – është një restorant i lartë dhe luksoz, që është vlerësuar me një yll Michelin dhe New York Times e cilëson si një ndër 50 restorantet që duhen provuar patjetër në jetë.
Sunset (Ulus) – Një ndër restorantet më të mira dhe me pamjen më të bukur të Bosforit. Shërben ushqime shumë të shijshme dhe është restorant modern. Dallohet për një menu të shumëllojshme, nga ajo turke e deri te miksi i ushqimit japonez, si sushi.

Hotele:
Çırağan Palace Kempinski – shumë afër detit, me pamje të mrekullueshme, pishinë, spa dhe tre restorante me ushqim tepër të shijshëm.
Raffles Hotel – një ndër hotelet më të reja në Stamboll. Shumë trendy, afër qendrës tregtare të famshme “Zorlu” dhe me pamje të mrekullueshme të qytetit të Stambollit dhe gjithashtu të Bosforit.

Photography : Gökhan Aliskan

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: