all Fashion

INTO THE WILD

14/12/2015

Teksa po hidhnim një sy në palltot ku mbizotëron lëkura, duhet të hedhim edhe një sy te veshjet që do të jenë më të ngrohtat për këtë dimër dhe sapo i sheh, të vjen dëshira për dimër, të kujtojnë dëborën dhe ditët më të ftohta. Ja që stilistët kanë menduar sesi të na mbajnë ngrohtë me disa veshje të mëdha, peliçe të ngrohta me lëkurë kafshësh që vijnë në disa versione te shumë e shumë stilistë të mëdhenj si Lanvin, Louis Vuitton, Givenchy, Etro dhe Disquared, por krahas peliçeve, stilistët nuk kanë nguruar ta vendosin gëzofin (fur) edhe në aksesorë, doreza, kapuça e deri te këpucët apo sandalet që të na bëjnë të ndihemi shumë të egër dhe në stil në të njëjtën kohë. Veshjet që i kanë kombinuar kanë qenë pikërisht pantallonat dhe bluzat oversize apo edhe fustanet e trasha. Modë e çmendur, apo jo?

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: