Fashion Fillimi

History Repeating in Runways…

20/09/2017

Në industrinë e modës kanë spikatur disa modele dhe kanë shënuar një epokë të tërë nëpër sfilata. Respektivisht, i kanë dhënë modës një nivel tjetër bukurie dhe kanë bërë revolucion. Të nderuara nga bota e modës si yje të vërteta, modelet e viteve ’90 kanë lënë gjurmë të pagabueshme bukurie.

Kemi dëgjuar se gjenet e bukura gjenden brenda familjes. Por, jo vetëm!! Mjafton që të shohim ngjashmëritë mes ikonave tona të modës së viteve ’90 dhe ato të ditëve moderne, dhe do të ndryshojmë menjëherë mendim për këtë shprehje.

 

  1. Claudia Schiffer dhe Gigi Hadid

Të dyja modelet janë zbuluar nga Paul Marciano, i “Guess”. Përpos këtij fakti, modelet e suksesshme kanë ngjashmëri fizike: bionde, sy bojëqielli.

 

 

  1. Carla Bruni dhe Bella Hadid

Me sa duket, Bella është pasardhësja e supermodeles Carla Bruni. Delikatesa dhe finesa e tyre kanë magjepsur çdo fotograf dhe pasarelë ku ato kanë shkelur.

  1. Linda Evangelista dhe Kendall Jenner

Të dyja supermodele në majat e karrierës së tyre, por në periudha të ndryshme. Linda tanimë është 52 vjeç dhe përgëzon suksesin e Kendall Jenner-it duke u shprehur se “ajo tashmë ka botën në duar”.

  1. Cindy Crawford dhe Kaia Berger

Këtu vlen shprehja “Like mother like daughter”!! Modelja 16-vjeçare, Kaia, po ndjek hapat e nënës së saj, supermodeles Cindy Crawford.

 

  1. Naomi Campbell dhe Winnie Harlow

Naomi, e mbiquajtura “Pantera e zezë”, ka shkëlqyer për rreth tri dekada nëpër pasarela, por këto të fundit po sundohen tashmë nga modelja dhe aktivistja Winnie Harlow.

 

  1. Tyra Banks dhe Joan Smalls

Tyra dhe Joan! Dy engjëj të “Victoria Secret”. E para afro-amerikane në kopertinën e “GQ”-së, Tyra, dhe latinia Joan Smalls, nga “Givenchy”, janë pritur mjaft mirë në industrinë e modës.

 

  1. Brigitte Bardot and Anna Ewers

Edhe më herët, Anna Ewers, e zbuluar nga Alexander Wang, është krahasuar me modelen franceze, aktoren dhe seks-simbolin Bardot, për ngjashmërinë fizike.

 

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: