Fashion

Go Burgundy or Go Home!

20/09/2017

Sezoni Vjeshtë 2017 sapo ka trokitur dhe ku ka kohë më të përshtatshme për të eksploruar trendet më të fundit apo për t’u përditësuar me lajmet më të reja nga bota e modës! Por si do të vishen femrat këtë vjeshtë?

Stilistët dhe pasarelat folën njëzëri:

Është koha e ngjyrës vishnje! Tashmë është zyrtare! Ngjyra vishnje është cilësuar ngjyra e stinës së vjeshtës, pasi ka mbizotëruar në pasarelat më të famshme të javës së modës, si trendi më i ri. Është një ngjyrë që thërret finesë dhe guxim, madje është më shumë sesa një ngjyrë, pasi, le ta pranojmë, vishnja është e parezistueshme! Një femër elegante dhe e sofistikuar, e veshur me nuancat e ngjyrës vishnje dhe e zbukuruar me fustane të mëndafshta e prej tyli, duket më shumë sesa moderne! Ti duhet të jesh zonja e veshur me vishnje këtë sezon! Është ngjyra që nuk duhet të mungojë assesi në gardërobën tënde!

Në të gjitha pasarelat, që nga shfaqja e parë e javës së modës dhe deri tek ajo e fundit, mbizotëronte ngjyra vishnje! E thellë, e fortë dhe mbretërore, ajo ishte ideale në të gjitha nuancat e saj, ishte ideale për një veshje tërësisht në vishnje, por po aq ideale edhe për t’u kombinuar me të kuqen e fortë dhe ngjyrën vjollcë.

Versus Versace

Burgundy is explored on outerwear and accessories on the Versus Fashion Week Fall 2017.

 

 

Marc Jacobs

Feminine, strong and regal. You cannot fail to notice a woman in burgundy

Victoria Beckham collection  is everything!!!!

The shade of the season Fall 2017

 

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: