Fashion Fillimi

Gjithçka që duhet të dimë për Princess Diana!

26/04/2018

Princesha Diana, princesha e Uellsit është ende në mendjen dhe në zemrat tona. Ajo ishte një grua plot jetë dhe gjallëri dhe u fali lumturi shumë njerëzve. Të gjithë donin pak nga magjia e Dianës. Ajo është e njohur edhe për bamirësitë e saj, për fotografinë dhe për stilin e saj të veçantë. Kur vdiq, Diana ishte shndërruar nga një edukatore kopshti në ndoshta gruan më të fuqishme në Britani – ajo kishte shumë stil dhe ishte kozmopolitane. Ajo ishte një grua shumë frymëzuese. Nga jashtë, jeta e Dianës dukej sa madhështore, aq edhe tragjike.

Le të shohim pak më nga afër jetën dhe stilin e saj

 

Fëmijëria e Dianës

Diana Spencer kishte prejardhje aristokrate britanike, ndonëse ishin aristokratë të thjeshtë dhe jo me prejardhje mbretërore. Babai i saj ishte (Edward) John Spencer, vikont Altorpi.

 

Diana, sa fëmijë i bukur!

Diana me vëllain e saj Charles

 

Diana ishte ende e re kur martesa problematike e prindërve të saj mori fund në vitin 1969.

Diana me babanë, vëllanë dhe motrat, Sarah dhe Jane.

 

Një fëmijëri e kaluar në fshat ishte idealja për Dianën, e cila pëlqente të ngjitej nëpër pemë dhe të luante me kafshët.

.

 

 

Diana me buzëqeshjen e saj të ndrojtur

 

Diana dukej se premtonte shumë në arte, dhe kishte talent në veçanti për pianon dhe baletin, si edhe për sportin më atletik të notit.

 

 

 

Dhe nis përralla…

Kur Diana Spencer u takua me princin Charles lindi një histori dashurie. Diana ka qenë e pranishme në jetën e Charles-it që në moshë të re. Ata u takuan për herë të parë kur ajo ishte vetëm 16 vjeçe dhe ai dilte me motrën e saj më të madhe, Ledi Sarën. Diana i bëri shumë përshtypje atij, por ishte ende e re për t’u lidhur me të. Në vitin 1980, Diana dhe Charles u takuan sërish dhe atëherë nisën të dilnin bashkë. Gjashtë muaj më pas, ai i propozoi të martoheshin. Kjo ndodhi në shkurt të vitit 1981 dhe Diana e zgjodhi unazën e martesës nga koleksioni Garrard’s: një safir Ceylon 12 karatë, i rrethuar nga 14 diamante prej ari të pastër 18 karatë.

 

Nusja e familjes mbretërore

Edhe pse do të ishte nuse në familjen mbretërore, Diana vazhdoi të punonte si edukatore kopshti në “Young England Kindergarten”, Pimlico.

Diana as Kindergarten assistant

 

Dita kur bota e saj NDRYSHOI!

“Unë nuk e dija se çfarë më priste. Një ditë shkoja në punë me autobus, ndërsa ditën tjetër isha princeshë”, – ka thënë Diana.

Më 29 korrik 1981 të gjithë i kishin sytë te Ledi Diana. Ajo shkoi në ceremoninë e martesës e shoqëruar nga babai i saj, me karrocën që ishte përdorur më parë nga mbretëresha dhe princi Filip. Dasma e Dianës me princin Charles është konsideruar si “dasma e shekullit”. Ajo ishte qytetarja e parë e thjeshtë britanike që u martua me një trashëgimtar të fronit të Britanisë, në pothuajse 300 vjet.

Dita e dasmës së Ledi Dianës me princin Charles u caktua si ditë kombëtare pushimi. Në kongregacionin në Katedralen e Shën Palit morën pjesë 3 500 veta, ndërsa 750 milion të tjerë e ndoqën ceremoninë e dasmës së tyre në mbarë botën, sipas shifrave të BBC për transmetimin “live” në 74 shtete.

 

Fustani i saj

Fustani i nusërisë së Dianës ishte një fustan i bardhë, i fryrë, me mëngë të mëdha, edhe ato të fryra dhe jakë me frudë. Ai u krijua nga dy stilistët e njohur David dhe Elizabeth Emanuel, dhe zhuponi prej taftaje në ngjyrë fildishi kushtonte 9000 paund. Kurora që Diana mbajti në kokë ishte pjesë e trashëgimisë së familjes Spencer.

 

Pas dasmës

Pas dasmës, Diana filloi menjëherë të bënte dalje publike.

 

 

Veprat e bamirësisë së princeshë Dianës

Sapo u bë princeshë e Uellsit, ra në sy përkushtimi i Ledi Dianës për kauzat e bamirësisë. Ajo kishte shumë dëshirë të punonte për fëmijët dhe kjo dukej qartë në veprat e saj të bamirësisë. Princeshë Diana ishte presidente e fondacionit bamirës për fëmijë “Barnardo’s” nga viti 1984-1996 dhe mori pjesë në më shumë se 100 evenimente në emër të këtij fondacioni. “Sëmundja më e madhe prej nga vuan njerëzimi është mungesa e dashurisë. Unë mund të fal dashuri për një minutë, për gjysmë ore, për një ditë, për një muaj, ama mund të fal dashuri dhe jam shumë e lumtur që e bëj këtë”, është shprehur princeshë Diana.

 

Familja për Dianën ishte gjëja më e shtrenjtë në botë

Diana mbeti shtatzënë menjëherë pasi u martua, dhe solli në jetë princin Uilliam (William Arthur Philip Louis) më 21 qershor 1982 dhe më pas princin Harri (Henry Charles Albert David) më 15 shtator 1984. Diana shkeli shumë protokolle mbretërore për të kaluar më shumë kohë me fëmijët e saj. Për të, mëmësia ishte roli i saj më i rëndësishëm, sepse Diana ishte në radhë të parë nënë dhe pastaj princeshë. Ajo u sigurua që djemtë e saj të kishin një fëmijëri sa më “normale” të ishte e mundur. Ajo mendonte se ishte thelbësore që Uilliami dhe Harry të rriteshin jashtë kornizës mbrojtëse të pallatit mbretëror dhe të bënin të njëjtat gjëra që bënin të gjithë fëmijët e tjerë, përfshirë lojërat në park dhe ushqimin në McDonald’s.

 

Divorci

Pas dyerve të mbyllura, princesha vuante brengën për martesën e saj me princin Charles, që po i vinte fundi. Diana vuajti nga stresi pas lindjes. Martesa e tyre përfundoi zyrtarisht me divorcin e tyre më 28 gusht 1996. “Mendoj se të gjitha çiftet, sidomos ata që janë rritur vetë me prindër të divorcuar, si unë, përpiqen shumë që martesa e tyre të mos prishet, sepse nuk duan që të përsëritet i njëjti skenar”, është shprehur princeshë Diana.

 

Një ikonë mode

Stili i princeshë Dianës është komentuar pafundësisht dhe fiksimi i saj me veshjet nuk njihte kufij. Princeshë Diana arriti të hynte në zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën me stilin e saj të pashoq, i cili mbahet mend edhe sot. Stili i saj i sofistikuar diktoi shumë trende në botën e modës, sepse ishte shumë i veçantë. Shkëlqimi dhe eleganca e saj ishin të pakohë. Veshjet e saj më të veçanta “casual” tani janë shumë në modë.

 

 

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: