Fashion

Fryma e re në New York Fashion Week

19/09/2017

Java e modës në New York ishte e para që ngriti siparin e një shtatori të mbushur me shfaqje të tilla mode në mbarë botën. Këto shfaqje janë kthyer në magnet për stilistët e ‘etur’ të cilët duan të na prezantojnë vizionin dhe koleksionin e tyre. Java e Modës këtë herë na ka befasuar, pasi ka ardhur shumë ndyshe nga herët e tjera, duke futur elementë që nuk ishin parë.

Firmat të cilat shkëlqyen në Javën e modës në New York Spring/Summer 2018:

  1. Tom Ford

Tom Ford hapi javën e Modës në New York më 7 shtator me një shfaqje spektakolare. Koleksioni i Tom Ford Spring/Summer 2018 na solli magjinë e viteve ’90, duke na prezantuar me xhaketa të dizenjuara për mbrëmje dhe pantallona të shkurta. Kryefjala e koleksionit të Tom Ford ishte ngjyra rozë, tepër e këndshme për sezonin e pranverës.

TOM FORD- F**** FABULOUS!

Bringing sexy fringe back! Feminine Style

 

 

 

 

2. Michael Kors

Edhe në këtë koleksion të ri Spring/Summer 2018, Michael Kors ka qëndruar tek thjeshtësia dhe tek neutraliteti. Në koleksionin e tij qëndronin ngjyrat, kryesisht rozë e ëmbël dhe blu e lehtë. Pra, një gamë e pasteleve të freskët, të cilat na kujtojnë plazhet tropikale. Pemët,kryesisht palmat mbuluan veshjet e krijuara nga Kors. Koleksioni i Michael Kors, një mrekulli!

Michael Kors- The most notable thing you could notice was a sweet combination of a Baby Blue Pastel Color and Flower Prints 

 

 

 

  1. Alexander Wang

Një nga markat më në zë që ka prezantuar koleksionin e ri ishte Alexander Wang. Wang gjithmonë na surprizon. Veshjet e Spring/Summer 2018, ndryshe nga të tjerët i prezantoi me një shfaqje shumë të veçantë. Koleksioni u prezantua në mes të rrugës. Për sezonin e pranverës ai sërish i qëndroi besnik të zezës. Alexander Wang përpos  fustaneve të shkurtra ngjyrë të zezë, prezantoi xhinse të lirshme të kombinuara me këmisha me shpatullat jashtë. Menduat që trendi i lëkurës iku? Atëherë keni menduar gabim. Alexander Wang na ka vërtetuar të kundërtën në këtë koleksion. Nëse po mendoni që në fundjavë të shkoni në ndonjë festë (party) me mikeshat tuaja, merreni në konsiderate një fustan lëkure. Ky koleksioni u përshtatet pikërisht femrave rebele, të egra, por plot stil. Po ti je gati ta provosh koleksionin e ri të Alexander Wang?

Aleksander Wang – The cool Kids and the Party Animals Kind of

  1. Zimmermann

Mesa duket Zimmermann në këtë koleksion Pranverë 2018 u kthye në origjinën e tij. Në koleksionin prezantuar në Javën e Modës në New York mbizotëronin veshjet plot ngjyra dhe lule. Pikërisht siç është edhe stina e pranverës dhe verës. Ajo çka vumë re ishte se në koleksionin e Zimmermann nuk ishin fundet.  Veshjet e bardha me grep u ndjenë të freskëta dhe të balancuara brenda koleksionit.

 

 

5. Coach

 

Coach në këtë koleksion të ri në Javën e Modës në New York na solli një kthesë moderne që na kujton vitet ’70.  Xixat ishin të pranishëm kudo duke përcjellë  një magji të përsosur. Vetëm Stuart Vevers mund ta bëjë këtë!

Coach- Sparkles, silk & sketches

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: