Beauty Tips Fillimi Style

Flokë të valëzuar

15/05/2018

Përse duhet të presim që të nisë sezoni i plazhit për të pasur flokë të valëzuar, kur mund t’i bëjmë ato vetë në shtëpi? Bërja e flokëve të valëzuar në shtëpi ju merr vetëm 15 minuta nga koha juaj.

Ka shumë mënyra për të bërë flokë të valëzuar dhe ajo më tradicionalja është përdorimi i piastrës, vetëm se nxehtësia e saj e madhe shpesh i dëmton flokët, kështu që përpiquni ta përdorni sa më pak atë, dhe në vend të saj të zgjidhni produkte specifike që ju ndihmojnë të bëni onde të bukura.

Kur vjen puna te produktet, unë zgjedh gjithmonë “L’Oreal Professionnel” dhe “Bumble and Bumble”, sepse ato ofrojnë produktet më të mira për flokët, sidomos nëse duam flokë me onde të sofistikuara. Personalisht, kur dua të kem flokë të valëzuar, unë përdor “L’Oreal Professionnel Tecni Art Wild Styler” dhe “Surf Infusion from Bumble and Bumble”. Të dyja janë në formën e sprajit dhe unë i aplikoj në flokë të larë dhe të lagur (por mund të përdoren edhe në flokë të thatë) dhe më pëlqen t’i kthej disa herë, t’i kap me një karficë dhe pastaj t’i lë të thahen vetë. Kur dua një efekt më të plotë, i bëj me difuzor derisa të thahen dhe ja ku është – magjia u bë! Spraji me kripë deti krijon onde të mrekullueshme dhe që mbajnë gjatë.

Flokët e valëzuar duhet të jenë zgjedhja e parë nëse doni të dilni për darkë në një mbrëmje vere, sepse është një model që bie menjëherë në sy dhe është mishërimi i pamjes seksi. Për në mbrëmje, unë përdor “Tecni Art Wild Styler”, sepse është në sinkroni të plotë me shpirtin tim të egër dhe dëshirën për rebelim.

Në mëngjes, më pëlqen të përdor “Surf Infusion”, sepse ai rrit volumin e flokëve, u jep atyre shkëlqim dhe ka filtra ultraviolet, që i mbrojnë flokët e mi nga efekti i tharjes së tepërt nga dielli.

Sa herë që zgjedh këtë pamje, më pëlqen të përdor makijazhin klasik që përfshin vetëm penelin, rimelin dhe një buzëkuq rozë ose të kuq.

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: