all Fillimi Style

Flashback New York in the 90’s

16/01/2016

Ky ishte udhëtimi im i parë në Nju Jork.
Ndonëse kisha kohë që prisja me padurim të shkoja, prita ta bëja këtë në çastin e duhur.
Kur mendoja për Nju Jorkun, krahas gradaçelave, taksive, historisë dhe “wall-street”-it, sigurisht që e lidhja edhe me modën si një fushë timen të parapëlqyer.
Ajo që ky qytet më tejçonte si ndjesi ishin artistët e shumtë, sidomos ata të viteve `80-`90.
Rokstarë në hotele të vjetër, me bluza të bardha, syze të errëta dhe xhaketa lëkure, modelet e pavdekshme të viteve `90-të me fotot e tyre bardhë e zi nëpër lagjet e Manhatanit dhe natyrisht, frymëzim mbeten gjithmonë edhe filmat e Hollivudit, shumë prej të cilëve janë xhiruar në këtë qytet.
Frymëzimi për këtë shërbim fotografik ishin pikërisht këto momente të mbledhura së bashku dhe kthimi në vitet `90, me disa foto bardhë e zi.
Së bashku me Eugenion (fotografin), zgjodhëm një lagje ala “Old Manhattan”, foto bardhë e zi dhe një veshje timen që të kthen në kohë, një shkrirje mes gotikes dhe modernes.
E adhurova këtë kombinim që më erdhi shumë spontan dhe mendoj se i përshtatet shumë Nju Jorkut dhe “fabulës” së shërbimit fotografik.
Shpesh, gjatë setit e quaja veten “Dracula”, sepse këto mëngë, shalli, xhaketa e Judy R Clark dhe syzet Gucci më sjellin ndër mend pikërisht filmin “Dracula”, kur ai ecte në rrugët plot njerëz në vitet 800 dhe sigurisht stilin gotik të kombinuar me një “little black dress”, të kadifenjtë dhe seksi të Zara dhe një palë Louboutin So Kate, që marrin tjetër kuptim dhe bëhen edhe më “fashion” dhe të përdorshme edhe në rrugë.

Photo: Eugenio Qose
Location: New York
Tags: Judy R Clark, Gucci, Louboutin, Zara

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: