Browsing Tag

Zara

all Fillimi Style Video

3 ways to wear my Vetements boots

16/12/2016

Ata që më njohin prej një kohe të gjatë apo edhe ju miq që keni ndjekur postimet e mia, tashmë e dini që jam një fanse e çmendur e muzikës rok dhe metal. Si e tillë, adhuroj edhe veshjet që i përshtaten stilit rok. Dikur, në adoleshencë, vishesha komplet rok, mbaja flokë me fije punk, në ngjyrë çiklaminë dhe këpucë të çuditshme, por duke u rritur dhe duke pasur angazhime të tjera, veshja ndryshoi sadopak, duke u ndërthurur shpeshherë edhe…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

all Style

Movie Inspiration kind of look

09/04/2016

Në artikullin që do të postohet së shpejti do të gjeni të gjithë filmat që më frymëzojnë dhe ndikojnë më shumë tek unë në disa aspekte, si: stili im, mënyra e jetesës, imagjinata etj. Sot kam vendosur të ndaj me ju një stil që shihet shpesh edhe në revista si frymëzim për artikuj mode, por edhe tek unë ky stil ka ndikuar shumë në mënyrën sesi jam kombinuar në këtë shërbim fotografik. Bëhet fjalë për Faye Dunaway te “Bonnie and…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

all Fillimi Style

ITS NEW YORK STYLE!

19/02/2016

Sa herë që sillja ndër mend qytetin e Nju Jorkut në dimër, look-u i parë që mendoja ishte ai “total black”, dhe një look gjithashtu i ngrohtë. Hera ime e parë në Nju Jork ishte një ndër eksperiencat më të bukura dhe Times Square, vendi ku janë bërë këto foto, ishte pikërisht ashtu siç e kisha imagjinuar: i madh, plot ngjyra dhe i zhurmshëm. Jo më kot quhet qyteti që nuk fle kurrë. Për këtë look, sërish pak 90s, kam…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

all Fillimi Style

Flashback New York in the 90’s

16/01/2016

Ky ishte udhëtimi im i parë në Nju Jork. Ndonëse kisha kohë që prisja me padurim të shkoja, prita ta bëja këtë në çastin e duhur. Kur mendoja për Nju Jorkun, krahas gradaçelave, taksive, historisë dhe “wall-street”-it, sigurisht që e lidhja edhe me modën si një fushë timen të parapëlqyer. Ajo që ky qytet më tejçonte si ndjesi ishin artistët e shumtë, sidomos ata të viteve `80-`90. Rokstarë në hotele të vjetër, me bluza të bardha, syze të errëta dhe…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

all Fillimi Style

PARTY STYLE LOOK

10/01/2016

Gjithmonë kam qenë e dashuruar me veshjet “Vintage” pasi më duket sikur më shërbejnë si një makinë kohe dhe kur i vesh ndihem pikërisht sikur po jetoj ato vite. Mendoj se kjo gjë është e lidhur edhe me dashurinë për modën, pasi vetë moda është një “rikthim” përgjatë gjithë kohës. Më pëlqen që për festa të mos jem shumë e parashikueshme, ndaj mundohem të bëj kombinime sa më të veçanta dhe jo thjesht një fustan klasik, sidomos nëse bëhet fjalë…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

all Style

ZANOTTI MAKES THE DIFFERENCE

14/12/2015

Gjithmonë, kur kam dashur të kem diçka ndryshe apo t’i jap veshjes një “boom” ekstravagance dhe veçantie, kam zgjedhur këpucët ose sandalet nga Zanotti sepse janë këpucë që përbëjnë ndryshimin dhe që kërkojnë një veshje mjaft të thjeshtë. Më kujtohet hera e parë, para disa vitesh, kur po kërkoja një palë sandale të veçanta për një prezantim televiziv që kisha në atë kohë dhe shitësi i këpucëve më tha tekstualisht: “Nëse kërkon një palë këpucë që të jenë vërtet bizhuteria…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

all Style

70s vibe again

14/12/2015

E di që kohët e fundit shumë postime të miat i janë kushtuar viteve `70, por duke i sjellë në forma të ndryshme. Le të themi që ky postim ka qenë një frymëzim nga fushatat e Chloe, duke qenë se më në fund arrita të kem edhe çantën Chloe së bashku me bizhutë Chloe; pra, një rikthim deri diku bohem dhe klasik i Francës së këtyre viteve. Një frymëzim tjetër që më solli në mendje realizimin e këtyre fotove me…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

all Style

LA woman in the afternoon

16/10/2015

Një ndër frymëzimet e mia të kahershme, që ka nisur që kur unë dëgjoja “The Doors”, ka qenë look-u LA (Los Angelos). Sa herë që dëgjoja këto këngë, e imagjinoja veten në një roadtrip, të veshur me një T-shirt të vjetër dhe atë momentin deri diku “historik”, pasi është parë shpesh në filma dhe revista, kur ndalon në një pikë karburanti për të mbushur makinën në një autostradë të përhumbur. Ehhhh imagjinata ime… por gjithmonë, thellë në shpirt, kam menduar…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

all Style

Milan Fashion week Street Style

01/10/2015

Tashmë dihet që shtatori është muaji i javës së modës në Nju Jork, Londër, Milano dhe Paris. Këtë muaj unë ndoqa Milanon, nga ku është realizuar edhe ky shërbim fotografik, dhe gjithashtu Parisin, shërbimin fotografik për të cilin do ta postoj pak më vonë. Ky shërbim është bërë pak para sfilatës së Dsquared2, teksa po ecja në rrugët që të çonin për në sfilatë. Kam përzgjedhur deri diku një veshje “transgresive” për t’ju përshtatur sfilitës; me xhaketë lëkure ala “Motorbiker”…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

all Style

SPRING IN MY CITY

19/05/2015

Një ditë e zakonshme për mua, nis në dyqanin tim. Pasi shkruaj për ju, i kushtohem punës në dyqan për të parë se çfarë shkon mirë ose keq, ç’gjëra të reja duhen shtuar dhe normalisht, për të këshilluar klientët për aksesorët, këpucët apo veshjet që u shkojnë. Kjo është pikërisht rruga ku ndodhet dyqani im, në një zonë që në Tiranë quhet “Blloku”, ku ndodhen të gjitha lokalet apo dyqanet më të mira. Duke qenë se moti është herë me…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi