Browsing Tag

Wolford

all Fillimi Style Video

3 ways to wear my Vetements boots

16/12/2016

Ata që më njohin prej një kohe të gjatë apo edhe ju miq që keni ndjekur postimet e mia, tashmë e dini që jam një fanse e çmendur e muzikës rok dhe metal. Si e tillë, adhuroj edhe veshjet që i përshtaten stilit rok. Dikur, në adoleshencë, vishesha komplet rok, mbaja flokë me fije punk, në ngjyrë çiklaminë dhe këpucë të çuditshme, por duke u rritur dhe duke pasur angazhime të tjera, veshja ndryshoi sadopak, duke u ndërthurur shpeshherë edhe…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

all Diary

MY EXPERIENCE WITH WOLFORD

04/12/2015

Shumë prej jush pyesin shpesh për eksperiencat e mia në “show room”-et me të cilat punoj për dyqanin tim dhe markat e ndryshme botërore që unë sjell në Tiranë. Një ndër ato është edhe Wolford, një prej linjave më luksoze për të brendshme dhe geta për femra, në botë. Wolford njihet për dizajnet e bukur, por sidomos për materialet e tyre që nuk kanë të paguar. “Show room”-et e Wolford janë shumë të veçanta, pasi shoqërohen me shpjegime të detajuara…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

all Diary

WORKING DAY IN MILAN

04/12/2015

Një ndër gjërat që më ka pëlqyer gjithmonë të bëj është të udhëtoj dhe për këtë arsye ndihem e lumtur me punën time, pasi për të pasur sa më shumë marka botërore në dyqanin tim duhet të udhëtoj, të bëj takime për të firmosur sa më shumë kontrata dhe të ndjek javët e modës. Krahas kësaj, për firmat të cilat i kam në dyqan më duhet që gjashtë herë në vit të zgjedh koleksionet për çdo stinë në “show room”-et…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

all Style

Lost in the wind of November

07/11/2015

Që në moshë të vogël, kur bëja rrugën për në shkollë, fiksohesha me erërat karakteristike të stinëve dhe era e vjeshtës ka qenë gjithmonë e preferuara ime. Ndoshta edhe sepse jam natyrë tepër romantike. Sa herë që mendoja për ngrohtësinë, ishte momenti kur zhytesha në krevatin e ngrohtë, jashtë binte një shi i lehtë dhe kur mendoja “shpresën”, më paralelizoheshin me këtë fjalë ditët me gjethe të rëna, pak të ftohta, por në të njëjtën kohë me diell. Prandaj, këtë…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

all Style

Milan Fashion week Street Style

01/10/2015

Tashmë dihet që shtatori është muaji i javës së modës në Nju Jork, Londër, Milano dhe Paris. Këtë muaj unë ndoqa Milanon, nga ku është realizuar edhe ky shërbim fotografik, dhe gjithashtu Parisin, shërbimin fotografik për të cilin do ta postoj pak më vonë. Ky shërbim është bërë pak para sfilatës së Dsquared2, teksa po ecja në rrugët që të çonin për në sfilatë. Kam përzgjedhur deri diku një veshje “transgresive” për t’ju përshtatur sfilitës; me xhaketë lëkure ala “Motorbiker”…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi