Veshja e një femre nuk është asnjëherë e kompletuar dhe elegante sa duhet, nëse ajo nuk ka hedhur parfum. Parfumi është i padukshëm, por i paharrueshëm dhe është një aksesor i domosdoshëm. Parfumi i një femre flet shumë për të. Ai është si një veshje, një mesazh, një mënyrë për të prezantuar veten. Parfumi i një femre është slogani i saj. Me ndryshimin e stinëve, duhet të ndryshohet edhe parfumi. Zgjedhja e parfumit të duhur është e rëndësishme për…
Një look tjetër që zgjodha për javën e modës në Paris është pikërisht look-u bohem dhe romantik. Ai quhet bohem për shkak të notave të romantizmit që përcjell dhe të jep një ide tepër ëndërrimtare. Për të pasur një look sa më bohem, unë më poshtë do të rreshtoj disa detaje: 1. Fustane me lule, treçerekëshe ose të gjatë; gjithmonë, për këtë look, duhet pasur një fund i gjatë, fustan i gjatë ose treçerekësh, me dizajn ose edhe i thjeshtë,…
Një ndër markat e mia më të preferuara në fushën e modës është Balmain, me luksin dhe elegancën që tejçon në veshjet e veta. Kam adhuruar gjithmonë çdo sfilatë të tyre dhe veshjet i njoh shumë mirë. Kombinimet fantastike të Oliver Rousteing, sidomos në sfilatën e shkuar, veshjet e së cilës ndodhen tani në dyqane dhe na kujtojnë vitet `40 të jazz-it, janë plot thekë dhe dominim ngjyrash. Këtë vit, në sfilatë dominonin modelet ekstravagante, por në ngjyra më të…