Browsing Tag

f1

Diary Fashion Fillimi

Veshjet e mia gjatë javës së modës në Milano dhe Paris

07/03/2019

Një javë tjetër mode sapo u mbyll dhe duhet ta pranoj që këto dy javët e fundit kanë qenë të mbushura me angazhime dhe pjesëmarrje të rëndësishme në shumë sfilata mode. Si gjithmonë, Milano ishte destinacioni im i parë dhe java e modës nisi me sfilatën e “Blumarine”. Atje, jo vetëm pata mundësi të ndiqja nga afër koleksionin Vjeshtë 2019, por edhe vetë isha veshur e tëra me “Blumarine”. Vendosa ta kombinoja veshjen me një palë syze dielli ngjyrë blu,…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

Diary Fashion Fillimi

Duke festuar me Moët and Chandon

30/12/2018

Edhe pse e konsideroj veten një shpirt të egër, gjë që e shpreh kryesisht me mënyrën se si vishem apo muzikën që dëgjoj, nuk ndahem dot edhe nga një anë tjetër imja, që gjithashtu më përfaqëson më së miri: klasikja dhe adhurimi që kam për të. E si mund ta mohojmë bukurinë e gjërave që i kanë mbijetuar kohës? Modernizimi është kryefjala e ditëve të sotme, ama ka edhe një trend vintazhi në qarkullim, trend që përfaqësohet nga të gjithë…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

Beauty Tips Diary Fillimi

Kujdesi për trupin në dimër

27/12/2018

Shumica e femrave priren të kujdesen për trupin kryesisht në stinën e verës. Atëherë është koha kur ato mendojnë se lëkura thahet dhe fillojnë të përdorin krem ose vaj trupi, por nëse i kushtoni rëndësi fytyrës për 365 ditë në vit, është mirë t’i kushtoni të njëjtën rëndësi edhe trupit. Nëse dëshironi të keni gjithë vitin lëkurë të shndritshme, duhet të kujdeseni për trupin edhe në dimër. Unë kujdesem shumë për trupin. Si rrjedhojë, kam disa produkte që i përdor…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

Beauty Tips Diary Fillimi

Parfumet e mia të preferuara

14/12/2018

Puna në industrinë e modës më ka mësuar të mos kënaqem vetëm me një gjë. Moda ndryshon çdo vit, dhe po kështu, edhe shijet tona. Kur ke shumë për të zgjedhur, pavarësisht nëse është një veshje, bizhuteri ose produkt bukurie, është e pamundur të kesh apo të pëlqesh vetëm një lloj. Nëse do të flisja për shijen time për aromat, duhet të them se përdor disa aroma në të njëjtën kohë. Nuk e di pse, por aroma e parfumit ka…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

Diary Fillimi Style

Veshjet e mia në zyrë

20/11/2018

Zyra ime është vendi i im dytë i preferuar, pas shtëpisë. Kam krijuar një zyrë të vogël dhe të bukur, ku ndihem e lumtur. Nuk do ta quaja punë, nëse nuk do të më pëlqente vendi ku punoj apo ajo që bëj. Zyra ime është e mbushur me kujtime, pasi kam vendosur shumë fotografi ku kam dalë me njerëzit e mi më të dashur. Gjithashtu, kam vendosur nëpër mure postera të idhujve të mi, sepse falë tyre ndihem gjithmonë e…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

Beauty Tips Fillimi

Rutina ime e kujdesit të lëkurës në dimër

08/11/2018

Si shumë femra, kam edhe unë sekretet e mia për një lëkurë të shëndetshme. Gjatë dimrit përdor disa truke, të cilat tani kam vendosur t’i ndaj edhe me ju. Përveç kremrave hidratues, eksfoliuesve dhe maskave të fytyrës, unë përdor edhe produkte të tjera që më ndihmojnë të kem një lëkurë të mbrojtur, të butë dhe të freskët gjatë gjithë stinës së dimrit. Serum dhe Vitaminë C Serumi është i domosdoshëm për periudhën e dimrit dhe prandaj unë përdor gjithmonë BETA…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

Beauty Tips Fillimi

Rimelet më të mira të të gjitha kohëve

23/10/2018

Që kur ishim të vogla dhe shikonim mamatë duke bërë makijazhin, aplikimi i rimelit ishte një nga proceset që na pëlqente më shumë, sepse ndryshimi i qerpikëve sapo vihej rimeli, binte në sy menjëherë. Kështu, ne donim të ishim si ato, të kishim qerpikë të gjatë e të bukur dhe përpiqeshim t’i lyenim vetë sytë me rimel, shpesh duke përfunduar në një pamje qesharake, sepse nuk dinim ta përdornim. Më pas, duke u rritur përdorimi i rimelit na u bë…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

Diary Fashion Fillimi Style

My Looks During Paris Fashion Week S/S 2019

11/10/2018

Tashmë u bënë katër vite të plota që unë marr pjesë në javët e modës. Sigurisht, tani është më e thjeshtë për mua të organizoj udhëtimin, veshjet, dhe e di më mirë se çfarë më përshtatet me stilin tim. Këtë javë mode jam përpjekur të qëndroj brenda stilit tim, edhe pse show-t ishin të shumëllojshme. Veshja e parë ishte një look nga Alessandra Rich, dedikuar sfilatës së saj të fundit dhe pjesëmarrja në këtë sfilatë ishte privilegj për mua, sidomos…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

Beauty Tips Fillimi

Aromatherapy Relaxation

17/09/2018

Sa herë që kaloj një ditë të ngarkuar, mendja më rri vetëm që të gjej një vend të qetë, të mbushur me qirinj aromatikë, ku të shtrihem përtokë, e rrethuar nga dhjetëra jastëkë dhe të qetësohem. Jam e sigurt se nuk jam e vetmja që ëndërroj për një vend të tillë, i cili më bën më të lumtur dhe më çliron nga të gjitha streset. Unë e konsideroj veten optimiste, jam njeri që më pëlqen të rrethohem nga njerëz që…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

Beauty Tips Fillimi

Si të përshtatet lëkura juaj me periudhën e vjeshtës

06/09/2018

Me ndryshimin e stinëve, edhe lëkura jonë nis periudhën e tranzicionit. Nuk do të ketë më ditë me shumë lagështirë dhe orë të gjata të ekspozuara në diell. Me afrimin e vjeshtës, do të përballemi me buzë të plasaritura, lëkurë të thatë dhe të acaruar etj. Sado dëshpëruese të duket kjo situatë, kemi ende mundësi për të vepruar dhe për të parandaluar që ndryshimet e stinës të prishin ekuilibrin e lëkurës sonë. Gjëja e parë që vihet re gjatë kësaj…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi