Browsing Tag

Diane Von Furstenberg

all Diary

THE ART OF ABSTRACT (AND OTHER PAINTINGS)

04/12/2015

Para shumë vitesh, kur isha adoleshente, gjatë një udhëtimi me shoqet për në Barcelonë, vendosëm të vizitonim muzeun e Salvador Dalit në atë qytet. Kisha dëgjuar për këtë piktor, ashtu si edhe për shumë piktorë të tjerë, por asnjëherë nuk kisha qenë e mirinformuar për artin e të pikturuarit, deri në atë moshë. Në këtë muze kishte shumë piktura të tij dhe madje edhe foto. Pikturat ishin surrealiste dhe duhej shumë kohë që të përqendroheshe në një pikturë për t’i…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

all Diary

FEELING LIKE ALICE IN WONDERLAND

04/12/2015

Ndonjëherë, të gjithë zhytemi në mendimet tona më të thella dhe mendojmë për detaje (ndoshta edhe të parëndësishme) të jetës. Shpesh analizojmë situata të ndryshme të saj, zhytemi në imagjinata nga më të thellat dhe ndoshta imagjinata është një urë e lidhjes me pavetëdijen tonë, ku, të gjithë, gjejmë një miks ndjenjash dhe ëndrrash të bukura, por ndonjëherë edhe jo të bukura. Megjithatë, kjo është e bukura e jetës. Mua gjithmonë më ka pëlqyer koha që kaloj me veten në…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

all Fillimi Style

MY WINTER LOOK

04/12/2015

Gjëja e parë që mendova kur pashë këtë pulovër me viza të Isabel Marant ishte një kombinim i tillë, i shkrirë tërësisht midis vizave të stilit francez dhe “ushtarakes” së stilit anglez. E ku ka më bukur sesa të kombinosh dy stile që unë i adhuroj? Sapo e pashë pulovrin, menjëherë më shkoi mendja te xhupi i lëkurës, një kapelë e tillë që prej vitesh ka qenë shumë në stilin tim dhe e kam përdorur mjaft herë, dhe çizmet gjithashtu…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

all Style

Lost in the wind of November

07/11/2015

Që në moshë të vogël, kur bëja rrugën për në shkollë, fiksohesha me erërat karakteristike të stinëve dhe era e vjeshtës ka qenë gjithmonë e preferuara ime. Ndoshta edhe sepse jam natyrë tepër romantike. Sa herë që mendoja për ngrohtësinë, ishte momenti kur zhytesha në krevatin e ngrohtë, jashtë binte një shi i lehtë dhe kur mendoja “shpresën”, më paralelizoheshin me këtë fjalë ditët me gjethe të rëna, pak të ftohta, por në të njëjtën kohë me diell. Prandaj, këtë…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi

all Style

LA woman in the afternoon

16/10/2015

Një ndër frymëzimet e mia të kahershme, që ka nisur që kur unë dëgjoja “The Doors”, ka qenë look-u LA (Los Angelos). Sa herë që dëgjoja këto këngë, e imagjinoja veten në një roadtrip, të veshur me një T-shirt të vjetër dhe atë momentin deri diku “historik”, pasi është parë shpesh në filma dhe revista, kur ndalon në një pikë karburanti për të mbushur makinën në një autostradë të përhumbur. Ehhhh imagjinata ime… por gjithmonë, thellë në shpirt, kam menduar…

Lexo me shume

Ju mund të dëshironi