all Style

ELEGANT COLOR GAMES

24/04/2015

Në ditët kur kam takime pune dhe veshja duhet të jetë më serioze dhe elegante, përpiqem t’i lë të gjitha takimet në një ditë, në mënyrë që veshja t’i përshtatet rastit. Nuk është e thjeshtë të përzgjedhësh të duhurën sepse krahas faktit që duhet të dukem serioze dhe elegante, duhet edhe ta alternoj me pak “modë”. Kjo është një ditë ku disa përfaqësues firmash ndërkombëtare mode kishin ardhur të më takonin për të bashkëpunuar në dyqanin tim “Delirium Shop”.
Për këtë ditë, zgjodha një fustan Givenchy, i cili është i sezonit të kaluar, por unë e preferoj ende, sepse materiali i pambuktë është tepër i rehatshëm. Lojërat e ngjyrave monograme e bëjnë gjithashtu të veçantë këtë fustan dhe unë zgjodha t’i sjell këto ngjyra edhe në aksesorët e mi si te çanta, këpucët dhe xhaketa. Ky lloj fustani pranon edhe t’i shtosh detaje “Rock” siç është dhe byzylyku im i preferuar nga YSL. Nëse jeni kureshtarë për syzet, ato janë nga Celine dhe kam shumë kohë që i përdor, pasi më rrinë mirë me fytyrën, më pëlqejnë shumë syzet e mëdha.

Photography Geljant Kaleci

Place: Rogner Hotel

Ju mund të dëshironi

No Comments

Leave a Reply

Këtë e pëlqejnë %d blogues: